ffk-llogofinKomisioni i Garave i Digitalb Kupës së Kosovës në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 25.11.2016, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të rrethit të 3-të te Kupes 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në disozitat e nenit 56 të Prpozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
 
V E N D I M
 
1.Regjistrohen ndeshjet e rrethit 3-të të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë, me përjashtim të ndeshjes Bashkimi (K) – Besa (I), e cila regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Bashkimit (K).
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të rrethit te 3-tetë Digitalb Kupës së Kosovës Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshjen (Bashkimi – Besa), andaj duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj KF “Besa Irzniç”(motivi- lëshimi i fushës tek rezultati 3-1 në të mirë të ekipit vendas Bashkimi (K),  në shenjë pakënaqësie në referim pas dy vazhdimeve në min 112 të ndeshjes, sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
2.Ndaj lojtarit të KF ‘Bashkimi (K)” Dionis Canaj me nr lic 7 dhe nr lib 2107-14 K.Kuq (motivi- hyrja në fushë pasi që ishte zëvendësuar, duke sharë dhe fyer personin zyrtar teë ndeshjes, në ndeshjen KF Bashkimi (K) – KF Besa (I) e zhvilluar në Pozharan me datë 23.11.2016) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR.
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti