Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.05.2017 (ditë e mërkurë, ora 13,00) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 29-30.04.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve lidhur me të padisiplinuarit, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore  sjelli këto;
 
V E N D I M E

LIRIDON  LECI; lojtar i klubit të futbollit “PRISHTINA“ mga Prishtina me numër të librezës sportive  3984 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  13, në procedure të inicuar nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq  (për manifestim të sjelljeve josportive)  dhe reagime të pamatura dhe të palejuara, për  çka edhe tejkalon kompetencat e lojtarit në raport me Policinë e Kosovës  në ndeshjen e javës së XXVIII-të të  VALA SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA – PRISHTINA, e zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami“ në Pejë me datë  30.04.2017 (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës – provave për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohen raportet shtesë nga zyrtaret e ndeshjes dhe personi për siguri nga klubi i futbollit “Besa“ nga Peja, z. Naim Xhikolli lidhur me rastin. Afati datë 05.05.2017 (Rregullorja disiplinore neni 31 paragrafi 1)
 
LIRIDON AHMETI: trajner në klubin e futbollit “ KOSOVA “ nga Vushtrria në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për largim nga pankina  (manifestim të sjelljeve josportive ndaj gjyqtarit kryesor dhe asistentëve) në ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA (P) –  ISTOGU, e zhvilluar në Pozharan (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e provave – lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga i pezulluari Liridon Ahmeti, afati datë 05.05.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1)
 
ILIR  ZUKA ; përfaqësues  zyrtar i klubit  të futbollit “VLLAZNIA“ nga Pozharani, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive (presion në gjyqtarët e takimit – me theksim  minuta e 71) në ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – ISTOGU, e zhvilluar në  Pozharan me datë 29.04.2017 (sipas raporeve të zyrtarëve të takimit);
DENOHET
Me të holla në shumë prej 250 euro (dyqind e pesëdhjetë euro) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  3 dhe nenit 10 paragrafi 2. Afati i pagimit  të dënimit  të shqiptuar në të holla është  15 ditë, nga  data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, datë  03.05.2017, respektivisht nga data e pranimit të tij.
 
KF “2 KORRIKU“ nga Prishtina, në procedurë të iniciuar nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – RAMIZ  SADIKU, e zhvilluar me datë 29.04.2017 në Prishtinë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes; tentim sulmimi dhe grushtime  në asistentin e ndeshjes Hivzi Osmani)
DENOHET
Me të holla në shumë prej 500  euro (pesëqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e publikimit të vendimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë  03.05.2017.
 
RUSHIT  BALLOVCI zyrtar në klubin e futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina në  procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave (tentim sulmimi dhe grushtim i gjyqtarit – asistentit Hivzi  Osmani) në ndeshjen e javës së XXIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – RAMIZ  SADIKU, e zhvilluar me datë 29.04.2017 në Prishtinë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
PEZULLOHET
Pa të drejtë  në kryerjen e të gjitha  funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet deklarata plotësuese nga Rushit Ballovci, afati datë 05.05.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31)
 
ARMEND  SIMNICA; trajner futbolli në klubin e futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina me numër të licencës  66, në procedurë të iniciuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave për fyerje dhe ofendime  drejtuar gjyqtarëve të ndeshjes  së javës së ; XXIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – RAMIZ  SADIKU, e zhvilluar në Prishtinë me datë 29.04.2017 (raportet e zyrtarëve të takimit);
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave – funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet deklarata plotësuese nga Armend Simnica, afati datë 05.05.2017 ( Rregullorja disiplinore  neni 31 )
 
KF “RAHOVECI“ nga Rahoveci në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes (hedhje e gjasendëve të forta  në fushë dhe në drejtim të pankinës së mysafirëve) së javës së ; XXIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAHOVECI – BALLKANI, e zhvilluar më datë 29.04.2017 në stadiumin  “ Selajdin Mullaabazi“ në Rahovec (raportet e zyrtarëve të takimit) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport plotësuese nga ana e klubit të futbollit “ Rahoveci “ nga Rahovici – gjegjësisht nga personi për sigurimin e asaj ndeshje z. Femija Haxhimustafa lidhur me lëshimet e evidentuara në këtë ndeshje. Afati datë 05.05.2017 (Rregullorja  Disiplinore neni 31)
 
KF “ DUKAGJINI “ nga Klina  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin  e ndeshjes (manifestim i sjelljeve josportive nga ana e spektatorëve; fyerje dhe sharje në kor drejtuar ekipit mysafir) së javës së ; XXIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DUKAGJINI – FLAMURTARI, e zhvilluar me datë  30.04.2017  në stadiumin  “18 Qershori“ në Klinë (raportet e zyrtarëve të takimit) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport plotësuese nga klubi futbollistik “Dukagjini“ nga Klina – personi për sigurimin e asaj ndeshje z. Faik Thaqi lidhur me lëshimet e evidentuara nga ana e nikoqirit. Afati datë 05.05.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1).
 
GEZIM JERLIU;  zyrtar në klubin e futbollit “RAMIZ  SADIKU“ nga Prishtina në procedurë të  iniciuar nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive  (ofendime drejtuar gjyqtarëve të takimit) në ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – RAMIZ  SADIKU, e zhvilluar në stadiumin e 2 Korrikut në Arbëri me datë 29.04.2017 )
PEZULLOHET
Pa të drejtë  në kryerjen e detyrave dhe funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim z Gëzim Jerliu, afati datë 05.05.2017 (Rregulllorja Disiplinore neni 31)
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – Komisionit për ankesa në afatin kohore prej ; 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi  në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë  03.05.2017, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, 03.05.2017
Kryetari,  DUKAGJIN  ZEFI  d.v.