17 maj, 2017 – Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 17.05.2017, ditë e mërkurë ora 12,00, shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 13-14.05.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E

KF “ VËLLAZNIMI “ nga Gjajkova në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes (fyerje dhe sharje të dyanashme të spektatorëve vendas dhe mysafirë si dhe dëmtimi i rrethojës dhe futja në fushë e shikuesve pas golit të avansimit minuta 88) të javës së XXVII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – DUKAGJINI, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë me datë 14.05.2017 (raportet e zyrtarëve të ndeshjes) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (provave). Kërkohet raport plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “Vëllaznimi“ nga Gjakjova – komesarit për siguri z. Ahmet Morina. Afati datë 19.05.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1)
KF “DUKAGJINI“ nga Klina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive të spektatorëve mysafirë të klubit të futbollit “Dukagjini“ nga Klina (fyerje, ofendime, hedhje të gjësendëve në fushë dhe dëmtimi i rrethojës në momentin e shënimit të golit të dytë) në ndeshjen e javës së XXVII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – DUKAGJINI, e zhvilluar më datë 14.05.2017 në stadiumin e qytetit në Gjakovë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (provave). Kërkohet raport plotësues nga zyrtarët e klubit të futbollit “ Dukagjini “ nga Klina – zyrtarit të klubit për atë ndeshje z. Valon Duraku. Afati datë 19.05.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1)
FISNIK PAPUQI; lojtar i klubit të futbollit “BESA” nga Peja me numër të librezës sportive 10115 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, në procedure të inicuar nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq (protestim jo tolerant në vendimin e gjyqtarit kryesor pas akordimit të penalltisë) në ndeshjen e javës së; XXXI-të të VALA SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENICA – BESA e zhvilluar më datë 14.05.2017 në stadiumin “Bajram Aliu“ në Skënderaj (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
JETON BISLIMI; trajner i portierëve në klubin e futbollit “FERIZAJ“ nga Ferizaj me numër të licencës 136 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive drejtuar lojtarëve të Gjilanit nga Ferizaj (ofendime) në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të VALA SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – GJILANI, e zhvilluar me datë 14.05.2017 në Ferizaj (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VËREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
KF “FERONIKELI“ nga Drenasi në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së: XXXI-të të VALA SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – PRISHTINA, e zhvilluar me datë 14.05.2017 në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (pas përfundimit të ndeshjes pati hedhje të gjësendeve në fushë dhe në drejtim të lojtarëve mysafirë dhe pankinës së tyre, ku edhe goditet lojtari mysafir Agon Gjaka – raportet e zyrtarëve të ndeshjes së zhvilluar );i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (provave). Kërkohet raport plotësues nga zyrtaret e klubit të futbollit “Feronikeli“ nga Drenasi – komesarit për siguri z. Ilir Demaku. Afati datë 19.05.2017 (Rregullorja Disioplinore neni 31 paragrafi 1)
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime kë të drejtë ankese drejtuar Komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve, nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare dhe Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 17.05.2017. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 17.05.2017
Kryetari , DUKAGJIN ZEFI d.v.