2013-09-10
KOMISARI i GARAVE i Raiffeisen SUPERLIGËS, Ismet AHMETI, më datën 10.09.2013, lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të javës së  4-të  për Kampionatin 2013/14,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori që të,
                        V  E  N  D  I  M

1. REGJISTROI ndeshjet e javës së 4-të të Raiffeisen SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për  edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë, – Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
2.Bazuar në kërkesat e Kompanisë Televizive, është caktuar ORARI i ndeshjeve për 3.xhirot e ardhëshme:
– Java e 6-të më 20/21/22.SHTATOR 2013 nga ora 16.00,          Java e 7-të më 24/25/2609.2013 nga ora 16.00
5.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga PROTOKOLET zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 4-të të Kampionatit, kategoria e SENIORËVE, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë në nje organizim më të mirë, sidomos nga ana e Policisë së Kosovës.
Komisari i garave  ka vlerësuar se ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së, duke dhenë nje konstatim se sjellja e shiquesëve të KF “Llamkos Kosova” nuk kontribon për rrjedhën e mbarë te Kampionatit, përkundër të gjitha masave që janë marrë deri më tani nga Komisioni Disciplinor.
Megjithatë, për rregullësinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq),  pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
INICIM të  PROCEDURËS DISCIPLINORE   ndaj:
1.Ndihmës Trajnerit të KF “Ferizaj” Jeton BISLIMI, me nr.licence    për shkak të largimit nga pankina e lojtarëve rezervë (motivi: ofendime dhe sharje ndaj asistenit Erduan Baliqit nga Mitrovica),
2.Lojtarit të KF “Ferizaj” Dardan JASHARI, me nr.licence 6 dhe libreze , për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi: kacafytje me lojtarin e ekipit rival ) në ndeshjën e Javës së 4-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës Ferizaj-Hajvalia  e zhvilluar në Ferizaj,
3.Lojtarit të KF “Hajvalia” Erdin HASHANI, me nr.licence 15 dhe libreze , për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi: kacafytje me lojtarin e ekipit rival ) në ndeshjën e Javës së 4-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës Ferizaj-Hajvalia  e zhvilluar në Ferizaj,
4.Kontrollorit të ndeshjës Besa-Llamkos Kosova, Feriz PARLLAKU, nga Ferizaj, motivi: për shkak të mosdorëzimit të nomit të Gjyqtarëve, edhepse këtë nga ai e ka kërkuar edhe Vëzhguesi i ndeshjës, -sipas Raportit të Vëzhguesit nga ndeshja Besa-Llamkos Kosova(Java e 4-të)  e zhvilluar në Pejë
5.Kryetrajnerit të KF “Llamkos Kosova” Ismet MUNISHI, motivi: sjellje josportive –reagim në Gjyqtarë dhe sharje ndaj Vëzhguesit dhe krerëve të FFK-së, në ndeshjën Besa-Llamkos Kosova, Java e 4 e Raiffeisen Superligës së Kosovës e zhvilluar në Pejë,
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa,  sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  Nr.4.më dt.14/15.09.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Raiffeisen Superligës,
Ismet Ahmeti
KOMISARI i GARAVE i LIGËS së Parë, Ismet AHMETI, më datën 10.09.2013, lnë procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së  3-të  për Kampionatin 2013/14,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të LIGËS së Parë (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori që të,
                        V  E  N  D  I  M

1. REGJISTROI ndeshjet e javës së 3-të të LIGËS së Parë e Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë, ndërsa ndeshja e ndërprerë Flamurtari-Kosova(p),REGJISTROHET më rezultatin zyrtar 3-0(parffofe, neni 49 i Propozicioneve të garave)- Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
2.Bazuar në kërkesat e Kompanisë Televizive, është caktuar ORARI i ndeshjeve për 3.xhirot e ardhëshme:
– Java e 5-të më 21/22.SHTATOR 2013 nga ora 16.00,          Java e 6-të më 25.09.2013 nga ora 16.00 (M)
3.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga PROTOKOLET zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 3-të të Kampionatit, kategoria e SENIORËVE, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë.Vlerësuar nga Komisari i garave ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione(në përjashtim të ndeshjës Flamurtari-Kosova (P) e ndërprerë në min17 të rrjeshës së saj e që lidhur më këtë është vepruar në bazë të Rregullores së garave të FFK-së.
Andaj, lidhur më këtë ndeshje dhe  për rregullësinë e takimeve, lëshimeve eventuale, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq),  pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
       INICIM të  PROCEDURËS DISCIPLINORE   ndaj:

1.Lojtarit të KF “Kosova (P)” Ymer STATOVCI, me nr.licence 4 dhe libreze 1/1199, për shkak të ndëshkimit   (motivi: pas ndëshkimit më karton të verdh, kundërshtim në vendimin e Gjyqtarit e pshtynë atë, i cili pastaj e ndëshkon më karton të kuq, i njejti nuk ndalet por në përkrahje të bashkëlojtarit nr.7 fillojnë sulmin fizik (grushtim i Gjyqtarit me çka identifikohet si shkaktari i parë i ndërprejrës së ndeshjë ) së Javës së 3-të të Ligës së Parë Flamurtari-Kosova (p)  e zhvilluar në Prishtinë,
2.Lojtarit të KF “Kosova (p)” Egzon KRASNIQI, me nr.licence 7 dhe libreze 1/1493, për shkak të identifikimit si pjesëmarrës në sulmin ndaj Gjyqtarit kryesor(grushtim i tij) në ndeshjën  e Javës së 3-të të Ligës së Parë Flamurtari-Kosova (p)  e zhvilluar në Prishtinë,
3.Lojtarit të KF “Kosova (p)” Adonis ADEMI, me nr.licence 20 dhe libreze 5327, për shkak të identifikimit se pas dhënies shenjë për ndërprejrën e ndeshjës e hjek fanelën dhe me vrap niset për t’a sulmuar Gjyqtrin kryesor, por më intervenimin e Trajnerit ndihmës Fatmir Zhdrella, nuk arriti qëllimin e sulmit, në ndeshjën  e Javës së 3-të të Ligës së Parë Flamurtari-Kosova (p)  e zhvilluar në Prishtinë,
4.Kryetrajnerit të KF “Kosova (p)” Haki BLLACAKU, me nr.licence 12 për shkak të kundërshtimeve të vazhdueshme në vendimet e gjyqtarit kryesor të ndeshjës me çka në masë të madhe ka ndikuar edhe në ndodhitë e veprimeve të lojtarëve të këtij ekipi për ndërprerjën e ndeshjës së Javës së 3-të të Ligës së Parë Flamurtari-Kosova (p)  e zhvilluar në Prishtinë,
5.Vëzhguesit të ndeshjës Flamurtari-Kosova(p), Agim LUTA, nga Podujeva, motivi: mosparaqitja e  kundërvajtjeve nga lojtarët tjerë dhe zyrtarët e ndeshjës në të cilën ishte caktuar për Vëzhgimin,
6.Vëzhguesit të ndeshjës 2.Korriku-Liria, Xhafer HALILOSMANI nga Gjakova, motivi: lëshimeve procedurale në Protokolin e ndeshjës, (evidentim i lojtarëve në formacion me numër të njejtë),
7.Lojtarit të KF “Ballkani” Flamur KUKAJ, me nr.licence 11 dhe libreze 03166, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq   (motivi: kacafytje me lojtarin e ekipit rival)  në ndeshjen e Javës së 3-të të Ligës së Parë Ballkani-Dukagjini  e zhvilluar në Suharekë,
8.Lojtarit të KF “Dukagjini” Fatlum GASHI, me nr.licence 8 dhe libreze 689-9, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq   (motivi: kacafytje me lojtarin e ekipit rival)  në ndeshjen e Javës së 3-të të Ligës së Parë Ballkani-Dukagjini  e zhvilluar në Suharekë,
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa,  sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  Nr.3.më dt.14/15.09.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Ligës së Parë,
Ismet Ahmeti