2010-10-06
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, do të mbajë nesër (e enjte) një konferencë për media në Neuchatel, në prag të ndeshjes miqësore Xamax-Kosova, që zhvillohet të shtunën më 9 tetor. Në këtë konferencë, e cila fillon në orën 17:00, përzgjedhësi Bunjaki do të publikojë emrat e futbollistëve që do të paraqiten në miqësoren kundër Xamaxit, si dhe detajet e tjera në lidhje me grumbullimin e Përfaqësueses në Zvicër. Do theksuar se shumica e futbollistëve të ftuar për këtë miqësore vijnë nga skuadrat që luajnë në skuadrat e ndryshme evropiane. Për detajet nga kjo konferencë dhe për ndeshjen në fjalë do t’iu informojmë me kohë.