logofinaleKOMISARI i GARAVE i Raiffeisen SUPERLIGËS, Ismet AHMETI, më datën 17.09.2013, lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të javës së  5-të  për Kampionatin 2013/14,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
  V  E  N  D  I  M E
1. REGJISTROI ndeshjet e javës së 5-të të Raiffeisen SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për  edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë, – Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
Java e 7-të më 24/25/26.09.2013 nga ora 16.00
2.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga PROTOKOLET zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 5-të të Kampionatit, kategoria e SENIORËVE, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë në nje organizim shumë të mirë.
Komisari i garave  ka vlerësuar se ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së, duke dhenë nje konstatim se sjellja e shiquesëve në derbin e zhvilluar në Gjilan ishte për lakmi dhe vetëm sa e rritën nivelin e organizimit të tifozërisë në Kosovë.
Megjithatë, për rregullësinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq),  pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
       INICIM të  PROCEDURËS DISCIPLINORE   ndaj:
1.Lojtarit të KF “Prishtina” Sead MIFTARI, me nr.licence 15 dhe librezë 1/1661 për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi: start i palejuar si lojtar i fundit),në ndeshjën e Raiffeisen Superligës Drita-Prishtina, Java e 5-të e zhviluar në Gjilan,
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa,  sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  Nr.5.më dt.20/21/22.09.13.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave i Raiffeisen Superligës,
Ismet Ahmeti
KOMISARI i GARAVE i LIGËS së Parë, Ismet AHMETI, më datën 17.09.2013, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së  4-të  – Liga e Parë (kategoria e Seniorëve) të vlefshme për Kampionatin 2013/14,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori që të,
                       V  E  N  D  I  M
1. REGJISTROI ndeshjet e javës së 4-të të LIGËS së Parë e Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë,  Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
Java e 6-të më 25.09.2013 nga ora 16.00 (Merkure)
2.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga PROTOKOLET zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 4-të të Kampionatit, kategoria e SENIORËVE, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë.Vlerësuar nga Komisari i garave ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione(në përjashtim të ndeshjës Lepenci-KEK-u, ku është sulmuar Gjyqtari i ndeshjës dhe Dukagjini-Istogu, ku është tentuar të sulmohet Gjyqtari, që lidhur më këtë është vepruar në bazë të Rregullores së garave të FFK-së.
Andaj, lidhur më këtë ndeshje dhe  për rregullësinë e takimeve, lëshimeve eventuale, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq),  pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
    INICIM të  PROCEDURËS DISCIPLINORE   ndaj:
1.Klubit të futbollit “Lepenci” nga Kaçaniku, që përkundër organizimit jo të duhur, ka lejuar që pas përfundimit të ndeshjës nga një civil (Kryetari i grupit te tifozëve “Fikshat” me emrin Jeton – është grushtuar Gjyqtari kryesor i ndeshjës Lepenci-KEK-u, Java e 4-të e Ligës së Parë e zhvilluar në Kaçanik (Raporti i Vëzhguesit  dhe Gjyqtarit kryesor),
2.Kryetrajnerit të KF “Lepenci” Bardhyl BURRNIKU, me nr.licence 122, (motivi: në vend të qetësimit të lojtarëve të tij në reagime, ai ka sharë dhe ofenduar Gjyqtarin kryesor) të ndeshjës në mënyrën më banale (Raporti i Vëzhguesit),
3.Lojtarit të KF “Lepenci” Burhan DEMA, me nr.licence 4 dhe libreze 1/1634, për shkak të fyerjeve më brutale dhe kërcnimeve ndaj Gjyqtarëve, Lepenci-KEK-u, Java e 4-të e Ligës së Parë e zhvilluar në Kaçanik,
4.Lojtarit të KF “Lepenci” Besmir XHIKA, me nr.licence 6 dhe libreze 306-8, për shkak të fyerjeve më brutale dhe kërcnimeve ndaj Gjyqtarëve, Lepenci-KEK-u, Java e 4-të e Ligës së Parë e zhvilluar në Kaçanik,
5.Sekretarit të KF “Lepenci” Shemsedin ABAZI, motivi: fyerje e sharje të drejtuar ndaj Gjyqtarëve dhe zyrtarëve të FFK-së në ndeshjën Lepenci-KEK-u, Java e 4-të e Ligës së Parë, zhvilluar në Kaçanik,
6.Klubit të futbollit “Dukagjini” nga Klina, për shkak se ka  dështuar në organizim të mirëfilltë të ndeshjës Dukagjini-Istogu e zhvilluar në Klinë, pasi që pas përfundimit të ndeshjës  është tentuar të sulmohet Gjyqtari, gjë të cilën e ka penguar Policia e Kosovës, ndërsa personeli zyrtar dhe lojtarët më vështirësi të madhe (me veturë të Policisë) kanë shkuar deri tek lokalet zyrtare e në autobus,
7.Drejtorit të KF “Dukagjini” Ramush AGUSHI, (motivi: sjelljeve të tija pas përfundimit të ndeshjës dhe tollovisë së krijuar në mesin e fushës, më kërcnime më banale (shih Raportin) ndaj lojtarëve të KF “Istogu”,  zyrtarëve tjerë të ndeshjës Dukagjini-Istogu,Java e 4-të  e zhvilluar në Klinë, (Vëzhguesit e Gjyqtarëve),
8.Lojtarit të KF “Istogu” Mark MILICAJ,me nr.licence 11 dhe libreze 7383 (motivi: pas goditjes së tij (në shpinë) më një shishe  uji (PVC), është kthyer në drejtim të publikut në tribuna dhe i ka fyer e sharë në mënyrë në banale, duke krijuar pastaj edhe tollovinë pas ndeshjës Dukagjini-Istogu,Java e 4-të e Ligës së Parë e zhvilluar në Klinë,
9.Lojtarit të KF “Dukagjini” Visar HAXHIJAJ,me nr.licence 1 dhe libreze 7036 për shkak të tenntim sulmit në Gjyqtarët e ndeshjës  Dukagjini-Istogu, Java e 4-të e zhvilluar në Klinë,
10.Lojtarit të KF “Dukagjini” Edmond ZALLAJ,me nr.licence 22 dhe libreze 11035 për shkak të tenntim sulmit në Gjyqtarët e ndeshjës  Dukagjini-Istogu, Java e 4-të e zhvilluar në Klinë,
11.Lojtarit të KF “Rilindja” Fatlum HAJDARI, me nr.licence 7 dhe libreze 02662  për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi: ofendim dhe sharje ndaj Gjyqtarit) në ndeshjën  Rilindja-Ramiz Sadiku, Java e 4-të e zhvilluar në Prishtinë,
12.Klubit të futbollit “Ulpiana” nga Lipjani,(motivi: dështim në organizimin e ndeshjës – për shkat të tentimit të sulmit fizik ndaj Gjyqtarëve të ndeshjës Ulpiana-Llapi, Java e 4-të e Ligës së Parë e zhvilluar në Lipjan,
13.Anëtarit të Kryesisë së KF “Ulpiana” Besim HAJRULLAHU,motivi: tentim sulmi dhe fyerje të rënda ndaj Gjyqtarit kryesor të ndeshjës Ulpiana-Llapi, e zhvilluar në Lipjan,
14.Klubit të futbollit “Liria” nga Prizreni, (motivi: dështim në organizimin e ndeshjës – për shkat të fyerjeve dhe sharjeve  ndaj Gjyqtarëve të ndeshjës Liria-Gjilani, Java e 4-të e Ligës së Parë e zhvilluar në Suharekë,
15.Kryetarit të KF “Liria” Masar SHALA, (motivi:fyerje dhe kërcnim ndaj Gjyqtarëve) në ndeshjën Liria-Gjilani e zhvilluar në Suharekë,
16.Anëtarit të KF “Liria” Bekim BAKAJ, (motivi:përjashtim nga pankina e lojtarëve rezervë, për shkak të fyerjeve dhe sharjeve ndaj Gjyqtarëve të ndeshjës Liria-Gjilani, Java e 4-të e zhvilluar në Suharekë,
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa,  sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  Nr.4.më dt.20/21.09.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Ligës së Parë,
Ismet Ahmeti