Foto 1Sot më 1 tetor, nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu kanë pritur një delegacion nga komuna Monthey e Zvicrës, të prirë nga Giovanni Cutruzzola dhe Francine  Cutruzzola, të cilët janë në Këshillin për integrimin e komuniteteve në Zvicër dhe po shoqëroheshin nga çifti Nurije e Ramush Gashi. Mikpritësit i kanë falënderuar mysafirët nga Zvicra që kanë zgjedhur pikërisht  Federatën e Futbollit të Kosovës ta vizitojnë si dhe i njohën me zhvillimin dhe të arriturat në futbollin e Kosovës, veçmas me përpjekjet e futbollit të Kosovës për t’u bërë pjesë e arenës ndërkombëtare. Krerët e FFK-së kanë shprehur edhe falënderimet  për shoqërinë zvicerane që u ka dhënë mundësinë komunitetit shqiptarë jo  vetëm të strehohen, por edhe të integrohen dhe të zhvillohen fuqishëm në Zvicër. Veçmas kjo vlen për talentët e futbollit madje deri në përfaqësuesen e Zvicrës. Nga ana e tij z. Gioovanni duke falënderuar krerët e FFK-së për këtë pritje, u shpreh se duke qenë që jemi të përfshirë në integrimin e komunitetit shqiptarë, kemi dashur të vizitojmë Kosovën për të parë edhe këtë pjesë. E zgjodhëm ta vizitojmë veç tjerash FFK-në sepse gjatë punës tonë në Monthey kemi parë se futbolli ishte një segment tepër i rëndësishëm i integrimit të të rinjve shqiptarë në Zvicër. Loja e futbollit hiq pa komunikuar ka  bërë që këta të rinj të kuptohen mjaft mirë dhe tani shqiptarët janë një komunitet tepër i fuqishëm e mbi të gjitha i respektueshëm në Zvicër, të cilët përçojnë mirëkuptim në mbarë shoqërinë zvicerane.

Unë tha z. Gioovani jam shumë i kënaqur që të përcjellë në Zvicër te komuniteti ynë, një pasqyrë jashtëzakonisht të mirë të jetës së gjithmbarshme në Kosovë.

Në fund të dyja palët u pajtuan që të nisin një bashkëpunim në segmente të caktuar të futbollit të Kosovës dhe atij të Montheyt. Ndërkaq z. Ramush Gashi, njeriu të cilin opinioni i Kosovës e njeh si kontrinuesin më të madh për ndërkombëtarizimin e futbollit e Kosovës, duke ia mundësuar KF”Prishtina”, KF “Besa” dhe së fundmi edhe përfaqësueses së Kosovës pjesëmarrjen në shumë turne ndërkombëtar që janë zhvilluar në Zvicër, ka falënderuar krerët e FFK-së për mikpritje duke premtuar angazhimin e tij për futbollin e Kosovës.