prishtina-drenicaSot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 9-të në Raiffeisen Superligë. Drenica ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive, duke e mposhtur skuadrën kampione në fuqi, Prishtinën, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Qemajl Elshani, në minutën e 21-të. Kësisoj, Drenica është ngjitur në pozitën e gjashtë, me 13 pikë, aq sa ka edhe Prishtinë në pozitën e 5-të. Ndërkohë, Ferizaj ka shënuar fitore si mysafir në duel me Fushë Kosovën, me rezultat bindës 3:0. Dy gola në këtë takim i shënoi Qëndrim Dautaj, në minutat 4 e 90, kurse golin e tretë për ferizajasit e shënoi Besart Dushi, në kohën shtesë.
 
Rezultatet e ditës së shtunë
Raiffeisen SUPERLIGA, Java e 9-të:
Hajvalia-Trepça’89   1-0
Drenica-Prishtina     1-0
F.Kosova – Ferizaj     0-3
Liga e Parë, Java e 8-të:
Istogu-KEK-u 1-0
Ballkani-R.Sadiku 1-1
Rilindja-Deçani 1-2
Kosova (P)-Liria 0-1
Flamurtari-2 Korriku 1-1