prishtina-besaSkuadra kampione në fuqi, Prishtina, ka shënuar fitore bindëse në duel me Besën, me rezultat 3:0. Kjo sfidë u zhvillua, të shtunën, në kryeqytet dhe i takoi javës së 10-të në Raiffeisen Superligë. Për Prishtinën kjo ishte fitorja e pestë në këtë edicion, duke u ngjitur aktualisht në pozitën e tretë në kuotën e 16 pikëve. Bardhekaltrit e Afrim Tovërlanit çështjen e fitores e vendosën qysh në 11 minutat e para, kur shënuan dy herë. Rezulatatin e zhbllokoi Berat Hyseni, kur kishin kaluar nëntë minuta lojë, duke shfrytëzuar reagimin tejet të dobët të portierit Valmir Bytyçi. Menjëherë posa u nisën pejanët nga qendra erdhi edhe goli i dytë për vendasit, kur Kukaj e shërbeu Gentrit Begollin, i cili me parabolë e mposhti Bytyçin. Ndërkohë, deri në përfundim të pjesës së parë prishtinasit e kanë gjetur edhe golin e tretë, ku sërish realizoi Berat Hyseni (44’), duke vendosur rezultatin përfundimtar, 3:0. Pejanët rastin më të mirë e kanë pasur në minutën e fundit të pjesës së parë, kur Mensur Duraku, e goditi shtyllën, kurse që nga minuta e 27-të luajtën me një lojtar më pak pas përjashtimit të . Pjesa e dytë ishte monotone, pasi pejanët u dorëzuan plotësisht, derisa prishtinasit i ruajtën energjitë për ndeshjen e ardhshme.
 
Raiffeisen Superliga, java 10-të
Prishtina-Besa  3-0
LIGA E PARË, Java e 9-të:
Liria-Vëllaznimi             1-2,
Llapi-Dukagjini              2-0,
KEK-u-Kosova (p)           8-0,
Ulpiana-Rilindja            2-1
Ramiz Sadiku – Istogu    0-0
Deçani-Lepenci             0-1