ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjet e veta të mbajtur më datë 14.10.2013 dhe 16.10.2013shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave  pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
 
 
                                                                                               V  E  N  D  I  M  E  :
 
 
MUHARREM  THAQI  ; ndihmësdtrajner i klubit të futbollit “ Fushë Kosova “ nga Fushë Kosova i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  166, për sjellje josportive ( shqelmim i gjyqtarit kryesor Nazmi Raci ) pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; IX-të të Raiffeisen superligës së Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve ; Fushë Kosova – Ferizaj  0;3 e zhvilluar në Fushë Kosovës ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250 euro ( dyqind e pesëdhjetë ) në bazë të Rregullores  Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10  paragrafi 2
 
 
KF “ LLAMKOS  KOSOVA “ nga Vushtrria  për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes  ( motivi ;  pas përfundimit të ndeshjes grup i tifozerisë “ Forca “ në krye me përsonin pseudonimi i të cilit ishte “ Sakica “ kërcnuan  gjyqtaret dhe vëzhguesin e takimit ) së javës së ; IX-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkos Kosova – Hysi e zhvilluar në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve)i
HAPET PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen deklarata plotësuese nga ; Avdullah Kelmendi përson zyrtar për atë ndeshje dhe dhe personi për siguri i klubit të futbollit “ Llamkos Kosova “ nga Vushtrria. Afati datë 21.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
 
ILAZ  ISMAILI ; vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës  nga Prishtina , për mos kryerje të detyrës në përputhje me udhëzimet  e dalura nga  aktet normative të Federatës së Futbollit të Kosovës  ( shprehje e neglizhences në rastin e sulmimit të gjyqtarëve  pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen e javës së ; VIII-të të  Superligës së Kosovës për kategorinë e juniorëve ; Feronikeli – 2 Korriku e zhvilluar në Drenas ( raportet nga takimi);
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së dëtyrës së vëzhguesit  në kohëzgjatje prej ; 1 ( një ) muaj ) për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni  74 paragrafi 1 pika 1.
 
 
ENDRIT  DEMAKU ; lojtar i klubit të futbollit “ Feronikeli “ nga Drenasi me numër të librezës  2757 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  10, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për sjellje jo sportive ( sulm në gjyqtarin kryesor ; Besnik Sejdiu  pas përfundimit të takimit jashtë objektit sportiv – fushës  së futbollit rruges për në qytet ) nga ndeshja e javës së ; VIII-të të Superligës së Kosovës në  futboll për kategorinë e juniorëve ; Feronikeli – 2 Korriku e zhvilluar në Drenas ( raportet nga takimi ) ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës – deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari Endrit Demaku, afati datë 21.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
 
MIRLIND  DEMAKU ; lojtar i klubit të futbollit “ Feronikeli “ nga Drenasi  me numër  të librezës  10866 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër  20 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar, për sjellje jo sportive ( sulm në gjyqtarin kryesor Besnik Sejdiu pas përfundimit të takimit – jashtë objektit – fushës së futbollit – rrugës për në qytet ) nga ndeshja e javës së ; VIII-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Feronikeli – 2 Korriku e zhvilluar në Drenas  ( raportet nga takimi i përmendur );
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari  Mirlind Demaku, afati datë 21.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
 
 
HAXHI  DINAJ ;  zyrtar i klubit të futbollit “ Rilindja e Kosovës “ nga Skivjani i Gjakovës – anëtar i Ligës së dytë grupi ; A, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor ; motivi – sulm fizike ndaj lojtarëve të klubit të futbollit “ Minatori “ nga Magura e Lipjanit, pas përfundimit të ndeshjes së javës së VIII-të të Ligës së dytë grupi ; A ; Luftetari – Minatori e zhvilluar në Brekoc të Gjakovës  me datë 05.10.2013  ( si palë e tretë ) – raportet e zyrtarëve të takimit ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funkcioneve  në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin  përfundimtar të komisionit . Kërkohet deklaratë shtesë nga i pezulluari Haxhi Dinaj, afati datë 21.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
 
FLORENT  PAPUQI ; lojtar i klubit të futbollit “ Besa “ nga Peja me numër të librezës  2148 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13, për manifestim të sjelljeve jo sportive në zhveshtoret e stadiumit pas ndëshkimit më kartonin e dytë të verdhë  (  demolimi i derës së zhveshtores ) gjatë ndeshjes së javës së ; X-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Prishtina – Besa  3;0  e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve  të ndeshjes );
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari Fisnik Papuqi, afati datë 21.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
 
GRAMOZ  SHALA ; gjyqtar futbolli i kategorisë së parë, nga Peja  i vlerësuar me notë jo të kënaqshme ( 2,0 ) nga ana e kontrollorit Enver Qosa  në ndeshjen e javës së ; X-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Trepça e zhvilluar në Kizhnicë ( për lëshime në referim – mos akordimi i penaltisë për ekipin mysafir – ndikim në  rezultat , epilogun përfundimtar të ndeshjes )
DENOHET
Me ndalesë referimi për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 73 poaragrafi 2 pika 1.
 
 
ALFRED  KRASNIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ Ligu i Baranit “ nga Lugu i Baranit  të Pejës me numër të librezës  1617/12 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 16, për sulm fizik në gjyqtarin e takimit pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; VII-të të Ligës së dytë  grupi ; A – kategoria e seniorëve ; Minatori – Lugu i Baranit ( raportet e zyrtarëve )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari Alfred Krasniqi, afati datë 21.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
 
BESAR  AVDYLI ; lojtar i klubit të futbollit “ Studenti “ nga Mirashi i Gjilanit me numër të librezës  1911/13 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11, për sulm fizik ndaj gjyqtarit nga ndeshja e javës së ; VII-të të Ligës së dytë  grupi  B – kategoria e seniorëve ; Besëlidhja – Studenti e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve  të takimit );
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës – deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari  Besar Avdyli, afati datë 21.10.2013  ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
 
TAULANT  BULESHAJ ; gjyqtar futbolli për ndeshjet e Ligës së dytë dhe kategorive të juniorëve, për mos udhëtim pa konfirmim zyrtar në referimin e ndeshjes  së javës së ; IX-të të kategorisë së juniorëve  të superligës së Kosovës në futboll ; Besa – Flamurtari ( raportet e zyrtarëve );
PEZULLOHET
Pa të drejtë referimi për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari  Taulant Buleshaj, afati datë 21.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
 
QAMIL  MAXHUNI : gjyqtar futbolli nga Vushtrria për ndeshjet e Ligës së dytë dhe kategorive të reja, për mos udhëtim pa konfirmim zyrtar në referimin e ndeshjes së javës së ; IX-të  për kategorinë e junorëve të Ligës së parë të Kosovës në futboll ; Ramiz Sadiku – Llapi e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve );
PEZULLOHET
Pa të drejtë referimi për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit . Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari  Qamil Maxhuni, afati datë 21.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
 
FESTIM  DOGANI ; gjyqtar futbolli nga Kaqaniku për ndeshjet e kategorive të juniorëve, dhe të Ligës së dytë, për mos udhëtim  pa konfirmim në  referimin e ndeshjes së javës së ; VII-të  të Ligës së dytë për kategorinë e seniorëve ; Bashkimi – Galaksia e zhvilluar në Gjilan ( raportet e zyrtarëve );
PEZULLOHET
Pa të drejtë referimi për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari ; Festim Dogani, afati 21.10.2013 ( Rregullorja disiplinore  nen i 31 ).
 
 
BUTRINT KYQYKU ; gjyqtar futbolli nga Kaqaniku për ndeshjet e Ligës së dytë dhe kategorive të juniorëve, për mos udhëtim pa konfirmim në referimin e ndeshjes së  Ligës së dytë për kategorinë e seniorëve grupi ; B Bashkimi – Galaksia – java e ; VII-të e zhvilluar në Gjilan ( raportet e zyrtarëve )
PEZULLOHET
Pa të drejtë referimi për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pëzulluari  Butrint Kyqyku, afati datë 21.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
 
LIRIDON  SYLA ; lojtar i klubit të futbollit “ Vicianumi “ nga Vushtrria me numër të librezës  1497 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 7, për sjellje jo sportive (  fyerje dhe sharje e gjyqtarëve ) pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; VII-të të Ligës së dytë  grupi; A për kategorinë e seniorëve ; Vicianumi – Luftetari e zhvilluar në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve );
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pëzulluari Liridon Syla, afati datë 21.10.2013  ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
 
 
 
 
KESHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit  për ankesa në afat kohor prej  8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – rrespektivisht nga data e publikimit në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës  datë 16.10.2013 . Ankesa e ushtruar  nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
 
Prishtinë, 16.10.2013                                               Kryetari ;  DUKAGJIN  ZEFI   d.v.