liga10Llamkos Kosova ka shënuar fitore shumë të vështirë por tejet të rëndësishme në kuadër të javës së 11-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Vushtrriasit, të premten, para tifozëve të vet në stadiumin “Ferki Aliu” e kanë mposhtur Hajvalinë, me rezultat 1:0.
Për skuadrën e Ismet Munishit kjo ishte  fitorja e gjashtë në këtë kampionat dhe erdhi pas asaj humbjeje befasuese kundër Dritës në Ferizaj (0:3), derisa për Hajvalinë ishte humbja e parë nën drejtimin e Emin Bajramit, pas tri fitoreve radhazi. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Labinot Osmani nga penalltia, në minutën e 78-të. Me këto tri pikë të reja Llamkos Kosova ngjitet në pozitën e parë, me 21 pikë