prishtina-besaSot janë zhvilluar tri ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 11-të në Raiffeisen Superligë. Dy ndeshje përfunduan pa gola, derisa në një sfidë fitores iu gëzuan mysafirët. Ishte pikërisht skuadra e Hysit, që arriti të shkëpusë pikët e plota në udhëtim, duke e mposhtur Besën në stadiumin “Shahin Haxhiislami”, me rezultat 2:0. Golat për Hysin i shënuan Yll Prekopuca, në minutën e 25-të dhe Fiton Hajdari, në minutën e 88-të. Pas kësaj fitoreje Hysi është rikthyer sërish në pozitën e parë, megjithëse ka pikë të njëjta me Llamkos Kosovën. Ndërkohë, derbi i Mitrovicës, ndërmjet Trepçës dhe Trepçës’89, i cili u zhvillua në “Riza Lushta” nuk prodhoi gola. Futbollistët e Trepçës në pjesën e parë u shfaqën mjaft të rrezikshëm për portën e Enes Manxhollit, por në dy raste golin ua mohoi shtylla pingule. Në anën tjetër, mundësi të mirë pati edhe Trepça’89, që po ashtu e goditi shtyllën një herë. Pa gola u mbyll edhe ndeshja ndërmjet Fushë Kosovës dhe Prishtinës, ku të dyja palët shfaqën lojë të dobët dhe pa raste të mira shënimi.
REZULTATET E NDESHJEVE
Raiffeisen Superliga, Java e 11-të
Llamkos Kosova- Hajvalia 1-0
Ferizaj – Feronikeli 0-0
Drenica – Drita 3-0
Trepça – Trepça ‘89 0-0
Fushë Kosova – Prishtina 0-0
Besa – Hysi 0-2
Liga e Parë, Java e 10-të
Istogu- 2 Korriku 1-0
KEK-u-Ramiz Sadiku 1-1
Ballkani-Gjilani 3-1
Flamurtari-Llapi 1-0
Rilindja –Liria 2-0
Dukagjini-Deçani 2-0
Lepenci-Ulpiana 1-0
Kosova (P)-Vëllaznimi 0-2
Superliga – juniorët, Java e 10-të
Prishtina-Trepça ’89 2-1
Gjilani-Llapi 3-2
2 Korriku-Hysi 3-0
Drita-Vëllaznimi 1-0
Drenica-Kosova (V) 2-1
Feronikeli-F.Kosova 0-1
Flamurtari-R.Sadiku 1-1
Rilindja-Besa 2-0
Liga e Dytë, gr. ”A”, Java e 8-të
Drini-Liria (M) 2-1
Luftëtari-Opoja 2-1
Behari-Artakolli 1-1
Besa-Minatori 3-1
Lugu i Baranit-Vicianumi 3-1
Rilindja e Kosovës-Rahoveci 1-0
Liga e Dytë, gr.”B” Java e 8-të
Tefik Çanga-Kaolini 2-1
Vjosa-Bashkimi 3-4
Studenti-Vitia 0-1
Rinia-Vllaznia (P) 1-2
Galaksia-Kastrioti dhe Ardhmëria-Kamenica, të hënën
Liga e Parë – Juniorët, Java e 7-të
Liria-Prizrenspor 2-1
Ferizaj-Bardhi 2-1
Gjakova-Lepenci- e hënë
Hajvalia-Dragashsport, u shty
Trepça e KEK-u pushuan