ffk-llogofinKomisari i Garave të Raiffeisen Superligës, Ismet AHMETI, më datën 22.10.2013, lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të javës së  11-të  për Kampionatin 2013/14,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
                                                                                                                                                                                     V  E  N  D  I  M E
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 11-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për  edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë,
2.Për shkak të zgjedhjeve lokale në tërë territorin e Kosovës, ndryshon termini i ndeshjeve të Raiffeisen Superligën e Kosovës për Javën e 12 dhe 13 (përkatësisht deri në fund të stinorit vjeshtor, bashkangjitur Buletinit).
3.Është përcaktuar edhe SHORTI i garave për rrethin e parë të Digitalb Kupës së Republikës së Kosovës për datën 29.10.2013 nga ora 14.00 (e martë).
4.Ndeshjet e RETHIT TË PARË të Digitalb Kupës së Kosovës do të zhvillohen më 12/13 nëntor 2013 nga ora 13.00.
Java e 14 më 05/06/07.11.2013 nga ora 14.00,     Java e 15 më 9/10.11.2013 nga ora 13.00
Java e 16 më 16/17.11.2013 nga ora 13.00              Java e 17.më 23/24.11.2013 nga ora 13.00
5.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 11-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë dhe në nje organizim shumë të mirë dhe korrekte në të gjitha ndeshjet e kësaj jave.
Komisari i Garave  ka vlerësuar se ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së
Megjithatë, për rregullësinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq),  pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, nuk ka gjetur prova për  Inicim të  Procedurës disiplinore.
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa,  sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me Buletin zyrtar  nr.11.më dt.25/26/27.10.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës,
Ismet Ahmeti
 
Komisari i Garave i Ligës  së Parë, Ismet AHMETI, më datën 22.10.2013, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së  10-të  – Liga e Parë (kategoria e Seniorëve) të vlefshme për Kampionatin 2013/14,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
  V  E  N  D  I  M E
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 10-të të Ligës së Parë e Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë,  Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
2.Për shkak të zgjedhjeve lokale në tërë territorin e Kosovës, ndryshon termini i ndeshjeve të Ligës së Parë për Javën e 11 dhe 12..( përkatësisht deri në fund të stinorit vjeshtor, bashkangjitur Buletinit).
3.Është përckaktuar edhe SHORTI i garave për rrethin e parë të Digitalb KUP-ës së Republikës së Kosovës për datën 29.10.2013 nga ora 14.00 (e Marte).
4.Ndeshjet e REHTIT TË PARË të Dig italb kupës do të zhvillohen më 12/13.Nëntor 2013 nga ora 13.00.
5.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 10-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë.Vlerësuar nga Komisari i garave ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione.
Andaj, lidhur më rregullësinë e takimeve, lëshimeve eventuale, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq),  pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve (ë , për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për
                         Inicim të  procedures disciplinore   ndaj:
1.Gjyqtarit kryesor Isak CEROVIKU -për shkak të notimit më notën jokënaqshëm (2) dysh në ndeshjën e Javës së  10 të Ligës së Parë KEK-u-Ramiz Sadiku e zhvilluar në Obiliq,
2.Lojtarit të KF “Ramiz Sadiku”Besart ISMAJLI, me nr.licence 1 dhe libreze 1/487, motivi: (tentim sulmi fizik, kapje për flokësh e Gjyqtarit kryesor), në minujtën 88, pas anulimit të golit paraprakisht të pranuar,në  ndeshjën e Javës së  10 të Ligës së Parë KEK-u-Ramiz Sadiku e zhvilluar në Obiliq,(Raporti i Vëzhguesit),
3.Lojtarit të KF “Ramiz Sadiku”Petrit PRENIQI, me nr.licence 23 dhe libreze 8659, motivi: (tentim sulmi fizik në Gjyqtarin kryesor), në minujtën 88, pas anulimit të golit paraprakisht të pranuar,në  ndeshjën e Javës së  10 të Ligës së Parë KEK-u-Ramiz Sadiku e zhvilluar në Obiliq,(Raporti i Vëzhguesit),
4.Lojtarit të KF “KEK-u”Afrim VISOKA, me nr.licence 2 dhe libreze 2774, motivi: (tentim sulmi fizik në Gjyqtarin kryesor, në minujtën 88, pas anulimit të golit paraprakisht të pranuar,në  ndeshjën e Javës së  10 të Ligës së Parë KEK-u-Ramiz Sadiku e zhvilluar në Obiliq,tentim që e ka përsëritur edhe pas përfundimit,
5.Lojtarit të KF “KEK-u”Leutrim PRENIQI, me nr.licence 19 dhe libreze4992, motivi: (tentim sulmi fizik në Gjyqtarin kryesor, në minujtën 88, pas anulimit të golit paraprakisht të pranuar,në  ndeshjën e Javës së  10 të Ligës së Parë KEK-u-Ramiz Sadiku e zhvilluar në Obiliq,(Raporti i Vëzhguesit),
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa,  sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me Buletini zyrtar  nr.10.më dt.26/27.10.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Ligës së Parë
Ismet Ahmeti