ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në përberje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni  Shala – anëtar, në mbledhjet e tyre të mbajtura me datë ; 22.10.2013 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhjet e kaluara si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve të deleguar nga organet e Federatës së Futbollit të Kosovës, konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore sjelli këto ;
                                                               V  E  N  D  I  M  E  :
KF “ LLAMKOS  KOSOVA “ nga Vushtrria në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; IX- të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  ( kërcnime nga tifozeria e klubit drejtuar zyrtarëve pas përfundimit të takimit ) nga ndeshja ; Llamkos Kosova – Hysi e zhvilluar në Vushtrri ( raportet plotësuese  )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore QORTIM , në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika  2.
MIRLIND   DEMAKU ; lojtar i klubit të futbollit “ Ferronikeli “ nga Drenasi me numër të librezës sportive  10866 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 20 i pezulluar nga mbledhja e kaluar e komisionit  për sjellje jo sportive pas përfundimit të ndeshjes  ( sulm në gjyqtarin kryesor Besnik Sejdiu nga Mitrovica pas përfundimit të takimit – jashtë fushës së futbollit , rruges për në qytet) së javës së  ; VIII-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Feronikeli – 2 Korriku e zhvilluar në Drenas ( raportet e zyrtarëve të deleguar nga Federata e Futbollit e Kosovës );
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për ; 3 ( tre ) muaj në të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  4.
ENDRIT  DEMAKU ; lojtar i klubit të futbollit “ Ferronikeli “ nga Drenasi, me numër të librezës sportive  2757 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  10, i pezulluar nga mbledhja e kaluar e komisionit për sjellje jo sportive  pas përfundimit të ndeshjes ( sulm në gjyqtarin kryesor Besnik Sejdiu nga Mitrovica pas përfundimit të takimit – jashtë fushës së futbollit – rrugës për në qytet ) së javës së ; VIII-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Feronikeli – 2 Korriku e zhvilluar në Drenas ( raportet e zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës  );
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për ; 3 ( tre ) muaj  për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga organet e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 4.
HAXHI  DINAJ : zyrtar i klubit të futbollit “ Rilindja e Kosovës “ nga Skivjani i Gjakovës – anëtar i Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor; motivi – sulmi fizik ndaj lojtarëve të klubit të futbollit “ Minatori “ nga Magura “ e Goleshit të Lipjanit pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; VII-të  të Ligës së dytë  grupi  A kategoria e seniorëve ; Luftetari – Minatori  ndeshje e zhvilluar në Brekoc të Gjakoves me datë 05.10.2013 ( si palë e tretë  ) ; raportet e zyrtarëve  të ndeshjes ;
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funkcionit në klub në kohëzgjatje prej ; 2 ( dy ) viteve për të gjitha ndeshjet  e klubit pjesëmarrëse në garat  zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni 48 paragrafi 1 pika 2.
FLORENT  PAPUQI ; lojtar i klubit të futbollit “ Besa “ nga Peja  me numër të librezës sportive  2148 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13 në procedurë  të pezullimit nga mbledhja e kaluar, për manifestim të sjelljeve jo sportive në zhveshtoret e stadiumit pas ndëshkimit më kartonin e kuq pas dy të verdhëve (demolimi i derës së zhveshtores ) gjatë ndeshjes së javës  së ; X-të të Raiffeisen superligës së Kosovës  për kategorinë e juniorëve; Prishtina – Besa e zhvilluar në Prishtinë ( raportet plotësuese të zyrtarëve të takimit ) ;
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 150 euro ( njëqind e pesëdhjetë )  në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 1.
ALFRED  KRASNIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ Lugu i Baranit “ nga Lugu i Baranit me numër të librezës sportive  1617/12 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 16 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për sulm fizik në gjyqtarin e takimit , pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; VII-të të Ligës së dytë për kategorinë e seniorëve grupi A ; Minatori – Lugu i Baranit e zhvilluar në Magure të Lipjanit ( raportet shtesë të zyrtarëve të takimit ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje prej ; 6 ( gjashtë ) muajve për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni  39 paragrafi 1 pika 4.
BESAR  AVDYLI ; lojtar i klubit të futbollit “ Studenti “ nga Mirashi i Gjilanit me numër të librezës sportive  1911/13  dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për sulm fizik në gjyqtarin e ndeshjes së javës  së VII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B ; Besëlidhja – Studenti e zhvilluar në Prishtinë ( raportet plotësuese të zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me ndalesë lojë në kohëzgjatje prej ; 6 ( gjashtë ) muajve për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  4.
TAULANT  BULESHAJ ; gjyqtar futbolli nga Kaqaniku  në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për mos udhëtim pa konfirmim  zyrtar në referimin e ndeshjes së javës së ; IX-të  të kategorisë së juniorëve  të superligës së Kosovës në futboll; Besa – Flamurtari ( raportet shtesë  )
LIROHET
nga procedura disiplinore nga shkaku së ka ofruar prova faktike për komisionin disiplinor për lirim nga denimi, dhe së i njejti mund të delegohet në referimin e ndeshjeve  vijuese nga ana e komisionit për delegimin e gjyqtarëve të futbollit në kategorinë përkatëse të referimit.
QAMIL  MAXHUNI ; gjyqtar futbolli nga Vushtrria, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për mos udhëtim në referimin e ndeshjes së javës së; IX_të  të kategoriës së  juniorëve  – Liga e parë e Kosovës në futboll ; Ramiz Sadiku  – Llapi , e zhvilluar në Prishtinë ( raportet plotësuese )
LIROHET
Nga procedura disiplinore , nga shkaku së i pëzulluari për komisionin disiplinor ka ofruar prova faktike për lirim nga denimi dhe së i njejti  mund të delegohet në referimin e ndeshjeve vijuese  nga ana e komisionit për delegimin e gjyqtarëve për rangun përkatës.
FESTIM  DOGANI ; gjyqtar futbolli nga  Kaqaniku në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për mos udhëtim në ndeshjen e deleguar të javës së ; VII-të  të Ligës së dytë  të Kosovës për kategorinë e seniorëve  ; grupi; B ; Bashkimi – Galaksia e zhvilluar në Gjilan ( raportet shtesë – plotësuese )
LIROHET
Nga procedura disiplinore , pasi që i pezulluari për komisionin disiplinor ka sjellë prova faktike për lirim nga denimi dhe së i njejti mund të delegohet për ndeshjet vijuese nga ana e komisionit për delegimin e gjyqtarëve  në refrimin e ndeshjeve në rangun përkatës.
BUTRINT  KYQYKU ; gjyqtar futbolli nga Kaqaniku  në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për mos udhëtim në referimin e ndeshjes së javës së  VII-të të Ligës së dytë  grupi; B për kategorinë e seniorëve ; Bashkimi – Galaksia  e zhvilluar në Gjilan ( raportet shtesë );
LIROHET
Nga  procedura  disiplinore , nga shkaku së i pezulluara ka ofruar prova faktike për lirim nga denimi për komisionin disiplinor, dhe së i njejti mund të delegohet për referimin e ndeshjeve vijuese  nga ana e komisionit për delegimin e gjyqtarëve të futbollit për rangun përkatës.
LIRIDON  SYLA ; lojtar i klubit të futbollit “ Artakolli “ nga Vushtrria me numër të librezës sportive  1497 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 7, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për manifestim të sjelljeve  jo sportive  drejtuar gjyqtarëve  pas përfundimit të ndeshjes së javës së  VII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  grupi A; Vicianumi – Luftetari e zhvilluar në Vushtrri ( raportet plotësuese  );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore ; QORTIM, në bazë të Rregullores disiplinore neni  39 paragrafi 1 pika  2.
ISAK  CEROVIKU ; gjyqtar futbolli nga Mitrovica, për  vlerësim me notë jo të kënaqshme ( 2,0 ) nga ana e kontrollorit  Gani Havolli nga Prishtina për lëshime të evidentuara gjatë ndeshjës së javës së ; X-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – Ramiz Sadiku ( inqizimet televizive dhe raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me ndalesë referimi  për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të Rregullores disiplinore neni 73 paragrafi 2 pika 1.
BESART  ISMAILI ;  lojtar i klubit të futbollit “ Ramiz Sadiku ( portier ) me numër të librezës  sportive  1/487 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1, për manifestim të sjelljeve jo sportive ( tentim sulmi fizik kapje për flokësh e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; X-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – Ramiz Sadiku e zhvilluar në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
PEZULLOHET
Pa të drejtë lojë deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluarai Besart Ismaili, afati datë 28.10.2013 ( Rregullorja disiplionore neni 31 ).
PETRIT  PRENIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ Ramiz Sadiku “ nga Prishtina me numër të librezës  sportive  8659 dche i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 23, për manifestim të sjelljeve jo sportive ( tentim sulmi fizik në gjyqtarin kryesor  minuta e 88 pas anulimit të golit paraprakisht të pranuar ) në ndeshjen e javës së ; X-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  ; KEK-u – Ramiz Sadiku e zhvilluar në  Kastriot ( raportet e zyrtarëve të takimit  )
PEZULLOHET
Pa të drejtë  lojë deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit për të gjitha ndeshjet zyrtare  të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës, kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluarai ; Petrit Preniqi, afati datë 28.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
AFRIM  VISOKA ; lojtar i klubit të futbollit “ KEK-u “ nga Kastrioti me numër të librezës sportive  2774 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2, për manifestim të sjelljeve jo sportive ( tentim sulmi në gjyqtarin kryesor , në minutën e 88 pas anulimit të golit paraprakisht të pranuar) në ndeshjen e javës së ; X-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – Ramiz Sadiku e zhvilluar në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në komletimin e lëndës- vendimin përfundimtar të komisionit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari ; Afrim Visoka , afati  datë 28.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
LEUTRIM  PRENIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ KEK-u “ nga Kastrioti me numër të librezës sportive  4992 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  19, për manifestim të sjelljeve jo sportive ( tentim sulmi në gjyqtarin kryesor në minutën e 88, pas anulimit të golit paraprakisht të pranuar ) në ndeshjen e javës së ; X-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – Ramiz Sadiku e zhvilluar në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës . Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari ; Leutrim Preniqi fati datë 28.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 .).
KËSHILLË  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – shpallja e tij në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës numër ; X-XI  i datës  24.10.2014, por ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar   nuk e ndalon ekzkutimin e vendimit .
Kryetari: DUKAGJIN  ZEFI  d.v.
Prishtinë, 22.10.2013