ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në përberjë ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e vet të mbajtur më datë  24.10.2013  shqyrtoi procedurat e inicuara nga ana e komesarit të garave për Ligën e dytë dhe kategoritë e juniorëve dhe për të njejtat duke iu refruar raporteve të zyrtarëve  nga ndeshjet e zhvilluara  në javën e fundit, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
                                                                    V  E  N  D  I  M  E 
ERZEN  ZYBERAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Rahoveci “ nga Rahoveci, me numër të librezës sportive  486/9 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14, për ndëshkim me karton të kuq (  për sjellje josportive – fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; VIII-të të Ligës së dytë  për kategorinë e seniorëve grupi A ; Rilindja e Kosovës – Rahoveci e zhvilluar në Skivjan të Gjakovës,( raportet e zyrtarëve ) në mungesë të deklaratës vetanake ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ) për të gjitha ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari Erzen Zyberaj, afati datë 28.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
FADIL  VUQITERNA ; lojtar i klubit të futbollit “ Rahoveci “ nga Rahoveci me numër të librezës sportive 1419 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së ; VIII-të të Ligës së dytë për kategorinë e seniorëve grupi ; A; Rilindja e Kosovës – Rahoveci e zhvilluar në Skivjan të Gjakovës ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë lojë për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ROBERT  KRASNIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ Rinia “ me numër të librezës sportive  1946/13 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 12, për sulm fizik në gjyqtarin kryesor të ndeshjes së javës së ; VIII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi  B ; Rinia – Vllaznia ( raportet e zyrtarëve ) në mungesë të deklaratave ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës , për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës . Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari Robert Krasniqi, afati datë 28.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
BURHAN  BERJANI ; lojtar i klubit të futbollit “ Rinia “ me numër të librezës  sportive  1028/10 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  11, për tëntim sulmimi në gjyqtarin kryesor të ndeshjës së javës së : VIII-të të Ligës së dytë të Kosovës për kategorinë e seniorëve grupi  B ; Rinia – Vllaznia  ( raportet e ndeshjes ) në mungesë të deklaratave ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ) për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari  Burhan Berjani, afati datë 28.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
DARDAN  KRYEZIU  ; trajner i klubit të futbollit  “ Ramiz Sadiku “ nga Prishtina , për manifestim të sjelljeve jo sportive në ndeshjen e javës së ; X-të  të superligës  për kategorinë e seniorëve ; Flamurtari – Ramiz Sadiku  e zhvilluar në Prishtinë ( raportet nga ndeshja ) në mungesë të deklaratave ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë të kryerjes së dëtyrës së trajnerit në udhëheqjen e ekipit për ndeshjet zyrtare si dhe funksioneve tjera në klub deri në vendimin përfundimtar të komisionit (  kompletimin e lëndës ) për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari ; Dardan Kryeziu, afati datë 28.10.2013 ( Rregullorja disiplinore  neni 31 ).
BLEDAR  SHALA ; lojtar i klubit të futbollit “ Llapi “ nga Podujeva me numër të librezës sportive  566 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 3, për ndëshkim me karton të kuq  (manifestim të sjelljeve jo sportive ) në ndeshjen e javës së ; X-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Gjilani – Llapi e zhvilluar në Gjilan ( raportet nga ndeshja ) , në mungesë të deklaratave ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ) pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e  organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari ; Bledar Shala, afati datë 28.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
DEMUSH  HAZIRI ; lojtar i klubit të futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani me numër të librezës  sportive  1416/GJ dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11 , për ndëshkim me karton të kuq (  manifestim i sjelljeve josportive ) në ndeshjen e javës së ; X-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve  ; Gjilani – Llapi e zhvilluar në Gjilan ( raportet e ndeshjës ) në mungesë të deklaratave ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ) për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari ; Demush Haziri, afati datë  28.10.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaq    ur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi gjegjësisht nga dita e shpalljes së vendimit në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 25.10.2013 . Ankesa e ushtruar nga ana  e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, 24.10.2013                                                  Kryetari  DUKAGJIN  ZEFI  d.v.