prishtina-ferizajSkuadra e Ferizaj ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të javës së 12-të në Raiffeisen Superligë në ballafaqim me Prishtinën. Ndeshja e zhvilluar, të premten, në stadiumin “Ismet Shabani” në Ferizaj është mbyllur me rezultat 1:0, në të mirë të vendasve. Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Qëndrim Dautaj, në minutën e 37-të, kurse mysafirët nga minuta e 57-të luajtën me një lojtar më pak, pasi u përjashtua Liridon Kukaj. Me këtë fitore Ferizaj është ngjitur në pozitën e parë, me 22 pikë. Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli do të qëndrojë në krye të renditjes së paku për 24 orë, pasi Hysi dhe Llamkos Kosova, që kanë vetëm nga një pikë më pak do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre nesër kundër Fushë Kosovës, përkatësisht Trepçës.