ffk-llogofinKOMISIONI PËR ANKESA i Shkallës së dytë, në përbërje Afrim Prekazi, kryetar dhe Agim Baftiri e Sitki Baftiu anëtarë, në mbledhjen e vet të datës 24.10.2013, shqyrtoi ankesën e KF “Trepça 89” nga Mitrovica, parashtruar në vendimin e Komisarit të Garave për Raiffeisen Superligës së Kosovës në futbll, lidhur më regjistrimin e ndeshjes TREPÇA 89-FERIZAJ, andaj mbështetur në dispozitat e nenit 73 i Rregullorës së Garave, mori
V E N D I M
1.Lënda me të gjitha shkresat i kthehet Komisarit të Garave, vetëm për çështjen e konstatimit të pagesës së obligimit të trajnerit Jeton BISLIMIT, ndërsa nuk ka gjetur ndonjë lëshim procedural apo esencial lidhur me regjistrimin e ndeshjes së kontestuar, andaj ndeshja e kontestuar mbetet me rezultatin e arritur në fushë 0-1, përkatësisht si edhe vendimi i Komisarit të Garave.
 
Arsyetim
Komisioni për ankesa  pasi vërtetoi se Ankesa e KF “Trepça 89”  është e afatshme dhe ka përmbushur të gjitha konditat që ajo të shqyrtohet të njejten e shqyrtoi në procedurë të rregullt dhe lidhur me te konstatoi se:
 
Komisioni  për ankesa, në administrimin e provave shqyrtoi të gjitha shkresat e lëndës (Protokolin e ndeshjes, Ankesën e KF “Trepça 89” – bazën juridike të saj, Vendimin e Komisarit të garave lidhur më regjistrimin e ndeshjës, pastaj Ankesën e sërishme në Vendimin e Komisarit të garave dhe argumentet në të cilat është thirrur parashtruesi i Ankesës duke u tërhequr në analizim të gjithë materialit dhe publikimit të Vendimit.
 
 
Komisioni për ankesa (Shkalla e dytë), më rastin e vendosjes, nuk ka gjetur ndonjë shkelje procedurale lidhur më Vendimin e Komisarit, më vërejtjën e vetme të konstatohet mirë pagesa e borxhit të Trajnerit Jeton Bislimi, andaj për këtë çështje lendën ia ktheu Komisarit të garave, si organ I shkallës së parë, por njëkohësisht edhe konstatoi se I njejti nuk e ka patur të ndaluar qëndrimin në pankinë e ekipit të vet sepse nuk ka patur masë të suspendimit apo ndalimit të qëndrimit të tij në pankinë.
Nga sa u tha më lartë u vendosë si në dispozitivin e këtij Vendimi.
KËSHILLA JURIDIKE: Kundër këtij Vendimi Pala e pakenaqur nuk ka të drejtë Ankesë, por mund të parashtrohet kërkesë për mbrojtjën e Rregullorës së FFK-së në afatin prej 15 ditëve nga dita e pranimit të këtij Vendimi (neni 81 i Rregullorës).
 
KRYETARI I KOMISIONIT PËR ANKESA
Afrim Prekazi, Kryetar.d.v.
KOMISIONI PËR ANKESA i Shkallës së dytë, në përbërje Afrim Prekazi, kryetar dhe Agim Baftiri e Sitki Baftiu anëtarë, në mbledhjen e vet të datës 24.10.2013, shqyrtoi Ankesën e KF “DUKAGJINI” nga Klina, parashtruar në Vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë,  lidhur më Vendimin për shqiptimin e masës disiplinore dënim më gjobë në të holla,andaj mbështetur në dispozitat e nenit 73 i Rregullorës së Garave, mori
V E N D I M
1.ANKESA E KF “Dukagjini” hudhët posht si e pabazë dhe vërtethet VENDIMI I Komisionit disciplinor të shkallës së parë dhe mbetet në fuqi dënimi më gjobë në të holla në shumë prej 500.Euro, si dhe dënimi më gjobë në të holla në shumë prej 250.Euro për drejtorin e KF “Dukagjini” – Ramush AGUSHI.
 
2.Obligimi I KF “Dukagjini” duhet të paguhet menjeherë pas plotfuqishmërisë së Vendimit.
 
Arsyetim
 
Komisioni për Ankesa  pasi vërtetoi se Ankesa e KF “Dukagjini”  është e afatshme dhe ka përmbushur të gjitha konditat që ajo të shqyrtohet të njejten e shqyrtoi në procedurë të rregullt dhe lidhur me te konstatoi se:
Komisioni  për ankesa, në administrimin e provave shqyrtoi të gjitha shkresat e lëndës (Protokolin e ndeshjes, Ankesën e KF “Dukagjini” – bazën juridike të saj, Vendimin e Komisionit Disciplinor lidhur më masën e shqiptuar dënimin për lëshimet në organizimin e ndeshjës kampionale DUKAGJINI-ISTOGU, Java e 4.të e Ligës së Parë, zhvilluar në Klinë më 15.09.2013, dhe argumentet në të cilat është thirrur parashtruesi i Ankesës duke u tërhequr në analizim të gjithë materialit dhe publikimit të Vendimit.
Komisioni për ankesa(Shkalla e dytë), më rastin e vendosjës,nuk ka gjetur ndonjë shkelje procedurale lidhur më Vendimin e Komisionit Disciplinor të shkallës së parë lidhur më shqiptimin e dënimit në gjobë në të holla prej 500 Euro, I cili edhe është minimum I paraparë në nenin 49 paragrafi 1 pika 3.
Komisioni për ankesa (Shkalla e dytë) shqiptimin e dënimit të Drejtorit të KF “Dukagjini” Ramush AGUSHI,në lartësi prej 250.Euro, e konsideroi si të butë, por megjithatë të njejtin e vertetoi në tërsi.
 
Nga sa u tha më lartë u vendosë si në dispozitivin e këtij Vendimi.
 
KËSHILLA JURIDIKE: Kundër këtij Vendimi Pala e pakenaqur nuk ka të drejtë Ankesë, por mund të parashtrohet kërkesë për mbrojtjën e Rregullorës së FFK-së në afatin prej 15 ditëve nga dita e pranimit të këtij Vendimi (neni 81 i Rregullorës).
KRYETARI I KOMISIONIT PËR ANKESA
Afrim Prekazi, Kryetar.d.v.