0484248668caa7c23c1af6839fea02d464b2ee03-1Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 12-të në Raiffeisen Superligë. Llamkos Kosova arriti të mposhtë Trepçën para tifozëve të vet, me rezultat 1:0, për ta rimarrë pozitën e parë në renditje, me 24 pikë. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Bashkim Shala, në minutën e 45-të. Ndërkohë, Drenica ka vazhduar serinë e shkëlqyeshme, duke shënuar fitoren e pestë në shtatë ndeshjet e fundit, ku kanë edhe dy barazime. Kësaj radhe kuqezinjtë e Skenderajt ishin superiorë në duel me Hajvalinë, duke e mposhtur me rezultat bindës, 5:1. Qemajl Elshani ka realizuar dy gola në pjesën e parë (3’ e 45’), kurse Genc Hamiti e shënoi një tjetër gol për drenicasit në pjesën e parë. Serinë e golave për kuqezinjtë e ka vazhduar Dukagjin Gashi në minutën e 57-të, me një gol nga distanca, ndërsa Sami Geci e shënoi golin e pestë në minutën e 78-të. Në anën tjetër, të vetmin gol për ekipin prishtinas e realizoi Fillim Guraziu, në minutën e 36-të. Pas kësaj fitoreje, Drenica e përforcoi pozitën e katërt në tabelë. Befasinë e javës e përgatiti Fushë Kosova, e cila arriti ta mposhtë me lehtësi Hysin, 3:0. Fuad Karabegu ka shënuar dy gola për Fushë Kosovën (76’ e 90’+4’), derisa golin e parë e shënoi Visar Gojnovci, në minutën e 10-të.
Raiffeisen SUPERLIGA, Java e 12-të
Ferizaj – Prishtina               1-0
F.Kosova – Hysi                  3-0
Drenica – Hajvalia              5-1
Llamkos Kosova-Trepça   1-0
LIGA E PARË, Java e 11-të:
Liria-Lepenci                      5-2
Llapi-Ballkani                     3-1
Ulpiana-Dukagjini             2-3
R.Sadiku-Kosova (P)         3-0
2 Korriku-KEK-u                3-1
Deçani-Flamurtari             1-1
Liga e Dytë, Grupi “A”, Java e 10-të:
Drini-Vicianumi                3-2
Lutëtari-Artakolli              1-1
Juniorët, Superliga, Java e 11-të:
Vëllaznimi-Drenica          0-0
Trepça 89-Feronikeli       4-1
Juniorët, Liga e Parë, Java e 8-të:
Bardhi-Hajvalia                1-2
Lepenci-Ferizaj                 1-1
Raiffeisen Liga e femrave, Java e 6-të;
Drita-Theranda                5-2
Trepça 89-Kaçanikasja  6-0