liga9Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 12-të në Raiffeisen Superligë, e ku fitoreve iu gëzuan skuadrat vendase. Trepça’89 me mund të madh arriti të shënojë fitore në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë kundër Feronikelit, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë sfidë e ka shënuar Labinot Jetullahu, me gjuajtje nga distanca në minutën e 90-të. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Besa e mposhti Dritën, me rezultat 2:0. Të dy golat për pejanët i shënoi Egzon Gashi, në minutat 43 e 62.
Rezultatet
Raiffeisen SUPERLIGA
Java e 12-të
Ferizaj-Prishtina        1-0
Fushë Kosova-Hysi        3-0
Drenica-Hajvalia        5-1
Llamkos Kosova-Trepça    1-0
Besa-Drita    2-0
Trepça 89-Feronikeli    1-0
Liga e Parë
Liria- Lepenci    5-2
Llapi-Ballkani     3-1
Ulpiana-Dukagjini    2-3
Ramiz Sadiku-Kosova (P)    3-0
2 Korriku –KEK-u    3-1
Deçani-Flamurtari    1-1
Gjilani-Istogu     1-1
Vëllaznimi-Rilindja 4-0
Superliga Juniorët
Vëllaznimi- Drenica 0-0
Trepça 89-Feronikeli 4-1
Kosova (V)-Prishtina 1-2
Llapi-Flamurtari 2-0
Fushë Kosova-2 Korriku 2-0
Ramiz Sadiku-Rilindja 5-2
Hysi-Gjilani, nuk u zhvillua
Besa-Drita, të hënën
Liga e Dytë, grupi ”A”
Drini-Vicianumi    3-2
Luftëtari-Artakolli    1-1
Liria (M)-Minatori    2-1
Besa-Opoja     2-1
Lugu i Baranit-Rahoveci    3-1
Rilindja e Kosovës-pushoi
18 Korriku-Behari, ndërprerë në min.57, tek rezultati 0-0 sulm i një lojtari të ekipit mysafir në gjyqtar.
Liga e Dytë, grupi ”B”
Vllaznia (P)-Kamenica    5-0
Tefik Çanga-Studenti     3-4
Vjosa-Besëlidhja    1-2
Rinia-Bashkimi    4-3
Ardhmëria-Kastrioti (nuk u zhvillua, ekipi vendas nuk krijoj kushtet për zhvillimin e ndeshjes).
Galaksia-Vitia, e hënë
Kaolini, pushoi.
Liga e Parë – juniorët
Lepenci-Ferizaj 1-1
Bardhi-Hajvalia 1-2
Trepça-Liria, e hënë
Prizrenspor-KEK-u, e hënë
Dragash sport dhe Gjakova, pushuan.
Raiffeisen Liga e Femrave
Drita-Theranda 5-2
Trepça 89-Kaçanikasja 6-0
13 Qershori-Vizioni (nuk u zhvillua, ekipi mysafir nuk ka udhëtuar)
Kosova (P)-Prishtina, të mërkurën.