thumbnailSot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 13-të në Raiffeisen Superligë. Skuadra kryesuese në renditje, Llamkos Kosova ka shënuar fitore në sfidën kundër Trepçës’89, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje, e cila u zhvillua në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri, në një atmosferë madhështore, e shënoi  Valdrin Rashica, në pjesën e parë nga gjuajtja e lirë. Ndërkohë, Drenica ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive, duke arkëtuar një pikë në Mitrovicë në duel me Trepçën, 2:2. Kuqezinjtë nuk dinë për humbje tash e tetë javë, që kur drejtimin e skuadrës e mori Afrim Jashari, duke regjistruar pesë fitore e tri barazime. Drenicasit në këtë ndeshje arritën të përmbysin rezultatin me golat e shënuar nga Qemal Elshani (73’) dhe Ismet Cakaj (80’), pasi “xehetarët” kishin krijuar më herët epërsi prej dy golave, të cilët i shënoi Daut Maxhuni (11’ e 58’). Fitoren e vetme si mysafire e realizoi Besa, duke e mposhtur Hajvalinë në Kizhnicë, me rezultat 2:0. Golat për pejanët i shënuan Ilir Nallbani (63’) dhe Jusuf Shabotiq (72’), derisa Drita u tregua e pamëshirshme ndaj Fushë Kosovës, duke e mposhtur me rezultat bindës, 5:2.
 
Rezultatet
Raiffeisen Superliga, java e 13-të
Hysi-Ferizaj         2:1
Hajvalia – Besa 0:2
Trepça – Drenica 2:2
Drita-Fushë Kosova 5:2
Llamkos Kosova – Trepça’89 1:0
 
E enjte
Prishtina – Feronikeli
 
Liga e Parë, java e 12-të
Dukagjini-Liria    3:2
Istogu-Llapi         2:2
KEK-u-Gjilani      3:1
Ballkani-Deçani 2:0
Lepenci-Vëllaznimi          1:0
Kosova (P)-Rilindja          1:0
Ramiz Sadiku-2 Korriku  3:2
Flamurtari-Ulpiana          2:1