liga9Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 14-të në Raiffeisen Superligë, ku dy ndeshje kanë përfunduar pa gola, derisa në një ndeshje fitores iu gëzuan mysafirët dhe në një tjetër vendasit. Skuadra kampione në fuqi, Prishtina, ka shënuar fitoren e parë si mysafire në këtë edicion, duke e mposhtur Trepçën’89 në “Riza Lushta” në Mitrovicë, me rezultat 2:0. Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 23-të, me golin e shënuar nga Adnan Haxhaj me kokë, pas harkimit të Azem Ahmetit. Ndërkohë, rezultatin përfundimtar të kësaj sfide e vulosi Driton Krasniqi, në minutën e 90-të, pas një kundërsulmi të shpejtë. Me këtë fitore Prishtina është ngjitur në pozitën e tretë, me 23 pikë. Fitore si vendase shënoi Besa në duel me Trepçën, me rezultat 2:0, me golat e shënuar nga Mensur Duraku (16’-pen) dhe Endrit Maloku (46’). Ndërkohë, dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme Fushë Kosova – Hajvalia dhe Feronikeli-Hysi përfunduan pa fitues dhe pa gola. Ndeshja e fundit e javës së 14-të do të zhvillohet nesër ku takohen Ferizaj-Drita.
Raiffeisen Superliga
Drenica-Llamkos Kosova               1:1
Trepça’89-Prishtina         0:2
Feronikeli-Hysi  0:0
Besa-Trepça       2:0
Fushë Kosova-Hajvalia   0:0

E enjte
Ferizaj-Drita
Liga e Parë
Gjilani-Ramiz Sadiku       4:1
Vëllaznimi-Dukagjini       3:0
Llapi-KEK-u         1:0
Ulpiana-Ballkani                2:1
2 Korriku-Kosova (P)       3:0
Rilindja-Lepenci                0:0
E enjte
Deçani-Istogu
Liria-Flamurtari
Liga e Dytë
Grupi A
Vicianumi-Liria (M)          0:1
Rahoveci-Besa  3:1
Behari-Rilindja e Kosovës             1:0
Minatori-18 Korriku         3:1
Opoja-Drini         1:2
Luftëtari pushoi
E enjte
Artakolli-Lugu i Baranit
Grupi B
Bashkimi-Vllaznia             2:7
Kaolini-Galaksia                3:1
Kamenica-Tefik Çanga   3:0
Kastrioti-Rinia    2:2
Vitia-Vjosa          5:0
Studenti pushoi
E enjte
Besëlidhja-Ardhmënia
Raiffeisen Liga e Femrave
Prishtina-Drita   3:0
Llapi-Trepça’89  0:0
Kaçanikasja-18 Qershori                0:2
E premte
Vizioni-Kosova (P)