logoffkKomisioni Disiplinor i shkallës së pare në përberje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur më date  15.11.2013, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor si dhe inicimet e filluara  nga ana e komesarëve të garave, pas përfundimit të ndeshjeve zhvilluar më date  13.11.2013, dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve  ( të deleguarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës ), konform dispozitave të Rregullores disiplinore  sjelli këto :
V  E  N  D  I  M  E 
BEKIM  XANI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Drenica “ nga Skënderaj i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  169, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar ( i pezulluar )  për manifestim të sjelljeve jo sportive ( tentim sulmi në gjyqtaret e takimit ) pas përfundimit të ndeshjes së javës së  XV-të të raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Drenica – Trepça 89 e zhvilluar në Skënderaj me date 09.11.2013  ( raportet shtesë )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250 euro ( dyqind e pesëdhjet euro ) në bazë të Rregullores  disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 4 dhe neni 10  paragrafi 2. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla  është ; 15 ditë  nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishem ( data e pranimit ) – Rregullorja disiplinore  neni 11 paragrafi 1.
ALI  AJETI ; drejtor i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia , në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për largim nga pankina ( manifestim të sjelljeve jo sportive – kërcnime drejtuar gjyqtarëve të takimit ) në cilësi të përsonit për siguri në ndeshjen e javës  së ; XV-të të raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Ferizaj  e zhvilluar në Kizhnicë  ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250  euro ( dyqind e pesëdhjet euro ), në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 4 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është ; 15 ditë nga data kur vendimi  bëhët i plotëfuqishem ( data e pranimit ), –  Rregullorja  disiplinore neni 11 paragrafi 1.
KF “ VLLAZNIA “ nga Pozharani , – anëtar i Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, për lëshime të evidentuara  në organizimin e ndeshjes së Digital Kupes së Kosovës  në futboll ; Vllaznia  ( Pozharan ) – Prishtina  ( Prishtinë )  e zhvilluar  në stadiumin e Pozharanit me date 13,11.2013  ,( Raportet e zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës  ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ( kompletimin e lendës ). Kërkohet raport plotësues nga klubi i futbollit “ Vllaznia “ nga Pozharani  – konkretisht nga  zyrtari  i klubit për atë ndeshje  që të paraqes arsyet e neglizhences në organizimin e mirëfillet  të kësaj ndeshje  (  mungesën e numrit  adekuat të policies  në përputhje me numrin e spektatorëve, mungesën e autoambulancës , hyrjen e spektatorëve në fushe , numri i tepërt  i zyrtarëve të ulur në pankinën e lojtarëve reservë  si dhe mbushja e protokollit me stilolapës )
Afati  i dërgesës së  raportit shtesë  për komisioni disiplinor është data 18.11.2013  ( Rregullorja  disiplinore neni 31  )
LEUTRIM  GJEMSHITI ; lojtar i klubit të futbollit  “ Gjilani “ nga Gjilani me numër të librezës sportive ; 7093  dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  8, për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor )  në ndeshjen e javës së III-të   të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Fushë Kosova – Gjilani e zhvilluar në Fushë Kosovë,  në mungesë të raporteve zyrtare ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ) , për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës . Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluarai  Leutrim Gjemshiti , afati date 18.11.2013  ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
RRON  BROJA ; lojtar i klubit të futbollit “ Trepça 89 “ nga Mitrovicë, me numër të librezës sportive ; 71/M  dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  11, për ndëshkim me karton të kuq ( shqelmim i lojtarit kundërshtar)  në ndeshjen e javës së  XIV-të  të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Fushë Kosova – Trepça 89 e zhvilluar në  Fushë Kosovës, në mungesë të raporteve zyrtarëve – deklaratës  vetanake ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ), për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës . Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari i pezulluar Rron Broja, afati date 18.11.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
VALDET  OSMANI ; lojtar i klubit të futbollit “ Fushë  Kosova “ nga Fushë Kosova, me numër të librezës sportive  1592/Pr  dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër  5, për ndëshkim me karton të kuq ( shqelmim i lojtarit kundërshtar)  në ndeshjen e javës së; XIV-të   të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë  e juniorëve; Fushë  Kosova – Trepça 89 e zhvilluar në Fushë Kosovë , në mungesë të raporteve shtesë – deklaratës  vetanake ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ( kompletimin e lendës ), për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga  lojtari i pezulluar Valdet Osmani, afati date 18.11.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
JAHJA  HASHANI ; lojtar i klubit të futbollit “ KEK-u “ nga Kastrioti me numër të librezës sportive ; 6358 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  8, për ndëshkim me karton të kuq ( start i palejuar nga prapa në lojtarin kundërshtar )  në ndeshjen e javës së; XIII-të   të Ligës së pare  të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; Liria – KEK-u e zhvilluar në Prizren , në mungesë të raporteve shtesë  dhe deklaratës vetanake ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ) për të gjitha ndeshjes zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës . Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari i pezulluar Jahja Hashani, afati date 18.11.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
ARMEND  MUSA ; lojtar i klubit të futbollit “ Drenica “ nga Skënderaj me numër të librezës sportive ; 927/M dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, për sulm në gjyqtarin kryesor të ndeshjes dhe i  identifikuar si shkaktar për ndeshjen e ndërprerë të javës së XIII-të   të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Ramiz Sadiku – Drenica , e zhvilluar në Prishtinë  ( raportet e zyrtarëve nga takimi i zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje  prej ; 1 ( një ) viti  për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të  Rregullores disiplinore neni 45 paragrafi 1 pika 1.
KËSHILLA  JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese  drejtuar shkallës së dytë ( komisionit për ankesa ) në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve , nga data  e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 15.11.2013, rrespektivisht nga data e pranimit, por ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë ; 15.11.2013                                                  Kryetari ; Dukagjin  Zefi  d.v.