ffk-llogofinKomisari i Garave të Raiffeisen Superligës, së Kosovës në futboll, (në cilësin e udhëheqsit të garave), më datën 15.04.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 24-të për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 64 al.4 e 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto

V E N D I M E

1. Regjistroi ndeshjet e javës së 24-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë, – Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
2. Drita-Hysi – rezultati zyrtar 3-0 (neni 64 al.4 i Rregullorës së garave).
– Java e 26 më 23.04.2014 nga ora 15.00, Java e 27 më 26/27.04.2014 nga ora 15.
3.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 24-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë dhe në nje organizim kryesisht të mirë dhe korrekt.
Komisari i garave ka vlerësuar se ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së.
Megjithatë, për rregullësinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje,të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve, Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
Inicim të Procedures disciplinore ndaj:
1.Ndihmës Trajnerit të KF “Fushë Kosova” Fatlum BERISHA (ish qjyqtar futbolli), (motivi: fillimisht ofendime banale nga pankina në drejtim të Gjyqtarit kryesor, pastaj rrugës për xhveshtore gjithashtu ofendime banale ndaj Gjyqtarëve (Fletëparaqitja e Gjyqtarit kryesor)
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së. Ekspedimi me Buletin zyrtar nr.24.-,dt.19/20.04.2014
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Raiffeisen Superligës,
 
 
Komisari i Garave i Ligës së Parë, në cilësi të udhëheqësit të garave në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, më datën 15.04.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 21-të – Liga e Parë (kategoria e Seniorëve) të vlefshme për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto,
V E N D I M E
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 21-të të Ligës së Parë e Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë, Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
– Java e 23 më 23.04.2014 nga ora 15.00, – Java e 24 më 26/27.04.2014 nga ora 15.
2.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 21-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë.Vlerësuar nga Komisari i garave ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione.
Andaj, lidhur më rregullësinë e takimeve, lëshimeve eventuale, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve (për moskryerjen e detyrës së besuar) sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
Inicim të procedures disciplinore ndaj:
1.Lojtarit të KF “Deçani” Bekim BAJRAKTARI, me nr.licence 18 dhe libreze 4675 (motivi: start i palejuar dhe i ndëshkueshëm në lojtarin e ekipit rival me lëndime të rënda trupore – thyerje e hundës) në ndeshjën Deçani-Liria, Java e 21 e Ligës së Parë, zhvilluar në Pejë ( inçizimi televiz dhe Raporti i Vëzhguesit),
2. Klubit të futbollit “Llapi” nga Podujeva, (motivi: deshtim në organizimin e mirëfillt të ndeshjës , sepse pas përfundimit të pjesës së parë në hyrje të xhveshtores, në një tollovi janë sulmuar lojtarët e ekipit mysafir) në ndeshjën Llapi-Vëllaznimi, Java e 21 e Ligës së Parë, zhvilluar në Podujevë (Raporti i Vëzhguesit të ndeshjës),
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me Buletini zyrtar nr.21.më dt.19/20.04.2014.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Ligës së Parë,