llamkosi-t89Trepça ’89 e ka befasuar liderin e tabelës, Llamkos Kosovën duke e mundur të dielën në “Ferki Aliu” me rezultat 0-1, në kuadër të xhiros së 25-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.
Në një ndeshje të nivelit mesatare, “minatorët” ia dolën që arkëtojnë pikët e plota kundër vushtrriasve dhe kjo fitore e mitrovicasve e ka hapur garën për titull të kampionit.
Golin e fitores për Trepçën ’89 e shënoi Bleand Kurtishaj në minutën e 89-të nga pika e bardhë.
Hyseni përmbys Fushë Kosovën
Ndërkohë, Ferizaj ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 1-0. Përballja mes këtyre dy skuadrave është përshkruar me iniciativën e nikoqirëve.
Ferizaj dominimin kundër Fushë Kosovës e konkretizoi në minutën e 79-të përmes sulmuesit Berat Hyseni. Ferizaj më këtë fitore arrin në kuotën e 42 pikë dhe vazhdon të ndjek liderin e tabelës, Llamkos Kosovën.
Kjo disfate e fundos edhe më thellë “anijen” e Fushë Kosovës, e cila zë vendin e fundit të tabelës dhe me gjasa të vogla për të siguruar ekzistencën në Superlige.

Raiffeisen SUPERLIGA, Java e 25-të,
Prishtina – Trepça 3-0
Drenica – Feronikeli 1 -0
Besa – Drita 2-0
Llamkos Kosova – Trepça 89 0 -1
Ferizaj – Fushë Kosova 1 -0
Hysi-Hajvalia 0-3 (rezultat zyrtar)

Liga e Parë, Java e 22-të
Liria-Ulpiana 2-1
Ballkani-KEK-u 0-0
Rilindja-Llapi 1-3
Flamurtari-Ramiz Sadiku 0-0
Vëllaznimi-Deçani 7-0
Dukagjini-2 Korriku 1-0
Lepenc-Gjilani 1-0
Kosova (P)-Istogu 1-3
SUPERLIGA – Juniorët, Java e 21-të
Trepça 89-Flamurtari 4-0
Fushë Kosova-Rilindja 4-0
Feronikeli-Prishtina-nuk u zhvillua
2 Korriku-Drenica e Vëllaznimi-R.Sadiku-të hënën
Llamkos Kosova-Llapi, të martën
Besa-Gjilani
Drita – pushoi.

Liga e Parë – Juniorët, Java e 14-të
Bardhi-Trepça 2-1
Ferizaj-Gjakova, ora 11.00 e Lepenci-Prizrenspor ora 15:00, të hënën
Liria – pushoi.
Hajvalia-KEK-u-nuk u zhvillua.

Liga e Dytë, grupi A, Java e 19-të
Minatori-Luftëtari 2-2
Të hënën
Vicianumi – Rilindja e Kosovës, ora 11.00,
Opoja-Behari e Artakolli-18 Korriku, nga ora 15
Liria (M)-Lugu i Baranit (ekipi vendas nuk e ka përgatitur terrenin për ndeshje)
Drini-Besa-(nuk u zhvillua -ekipi mysafir nuk ka udhëtuar ne ndeshje).
Rahoveci –pushoi.

Liga e Dytë, grupi ”B”, Java e 19-të
Kamenica-Gallaksia 6-0
Rinia-Ardhmëria 2-0
Vitia-Tefik Çanga 2-0
Besëlidhja-Kaolini e Kastrioti-Studenti-të hënën
Bashkimi-pushoi.
Vllaznia-Vjosa- nuk u zhvillua (ekipi mysafir nuk ka udhëtuar në ndeshje).