kosova-senegali-loja
Nga Gjeneva, FAZLI BERISHA
Sot Gjeneva kishte festë shqiptare. Të gjitha rrugët çonin lumin e shikuesve shqiptarë të të gjitha moshave dhe gjinive drejt stadiumit “Stade de Geneve”, ku përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e tretë miqësore kundër Kombëtares së Senegalit. Atmosferë festive para stadiumit dhe atmosferë edhe më e zjarrtë në shkallët e stadiumit, të qëndisur me flamuj të Kosovës e flamuj kombëtar. Ndeshjes i parapriu një program kulturor me valle shqiptare. T’i kthehemi lojës, e cila nisi mjaft mire nga ana e futbollistëve të Kosovës, madje arritën të shënojnë të parët përmes Albert Bunjakut në minutën e 25-të. Në këto çaste stadiumi brohoritë në këmbë, Kosova, Kosova, duam fitore. Në vazhdim zhvillohet një lojë e fortë, ndërsa senegalezët orvaten të barazojnë rezultatin. Pas përpjekjeve të shumta, në minutën e 41-të nga pakujdesia e mbrojtjes sonë përfiton Nbaye Oumar Niasse, i cili kishte ndalë topin me dorë dhe shënoi, ndërkaq gjyqtari këtë nuk e vërejti dhe rezultati u barazua në 1:1 dhe kështu skuadrat shkojnë në pushim me këtë rezultat. Pjesa e dytë sikur na zuri në befasi. Senegalezët përmes Niasse në minutë 49-të kalojnë në epërsi në 2:1. Dhe nuk vonon shumë për fat të keq dhe në minutën e 51-të Sakho, realizon për 3:1. Në vazhdim loja baraspeshohet dhe të dyja ekipet përpiqen të shënojnë por rezultati mbeti i pandryshuar. Pavarësisht humbjes, përfaqësuesja jonë tregoi lojë të mirë dhe premtuese, ndërsa shikuesit u ndanë të kënaqur. Pas ndeshjes përzgjedhësi i Përfaqësueses së Senegalit u shpreh i kënaqur dhe lavdëroi lojën e futbollistëve të Kosovës, për të cilën tha se ka një të ardhme të mirë. Nga ana tjetër përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku u shpreh i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij dhe angazhimin maksimal të tyre duke theksuar se në këtë ndeshje fitoi përvoja.
kosovanationalteamsenegal
Kosova – Senegali 1:3
Stadiumi: Stade de Geneva
Shikues: 13.143
Gjyqtarë: Stephan Klossner, Remy Zgraggen, Jean Yves Ëicht, Sascha Amhof.
KV: Krasniqi, Metaj – A.Ndiaye.
Shënues: Albert Bunjaku (25) për Kos. ndërsa Nbaye Oumar Niasse(41’)m
Niasse(49’) dhe Sakho(51’) për Sen.
KOSOVA: Mushica ( Biblekaj), Metaj, Alushi, Rrahmani, Krasniqi (55’ Zhdrella, I.Bunjaku, Toski (E. Bunjaku), Albe. Bunjaku (Alba. Bunjaku), Avdijaj (55’ Zejnullahu) Rexhepi (Hoxha) Nushi.
Senegali: Ch.T.Ndiaye, Gassama, Kouyate, Djolobodji (Mbodj), Souare, Gueye, Al.Ndiaye, Salif Sane, Dame Ndoye, Niasse (Mane), Diafra Sakho (Demba Ba).
 
Foto-1 (2)
 
kosova-senegal-acceptfifa
kosova-senegali-valle
kosova-senegali-vokrrihomologu
Ndërkohë, kryetari i FFK-së z.Fadil Vokrri gjatë darkës e njohu kryetarin e Federatës së Futbollit të Senegalit z. Senghor Augustin, me të arriturat në futbollin e Kosovës duke falënderuar atë dhe përzgjedhësin Alan Girese për këtë ndeshje. Ndërkaq kryetari Augustin i premtoi kryetarit Vokrri ndihmën e tij dhe vazhdimin e bashkëpunimit mes dy federatave.
kosova-senegali-vokrritakim
 
Deklaruan pas ndeshjes:
Albert Bunjaki, përzgjedhës: “Duhet kuptuar se Senegali është më lart sa i përket kualitetit. Ne kemi punuar si ekip dhe kjo ishte primare për mua. Lojtarët dhanë maksimumin dhe kjo është një ndjenjë mjaft e mirë. Mendoj se kemi krijuar një bazë dhe sot kemi pasur mungesën e 17 lojtarëve. Kemi shumë lojtarë të rinj dhe kemi shumë ndryshime për këtë ndeshje. Për ne është e rëndësishme t’i testojmë lojtarët dhe të përgatitemi për Kampionatin Evropian dhe Botëror”.
 
Albert Bunjaku, golashënues: “Cilësia jonë sot ka qenë me mirë se ndaj Turqisë. Udhëhoqëm 1:0 dhe goli në fundin e pjesës së parë ndikoi keq. Por, përgjithësisht ishim mirë. Besoj se do të jemi më të mirën kundër Kandasë e Panamasë, pasi tani kemi pasur shumë mungesa. Shpresoj se do të nxjerrim një rezultat pozitiv”.
kosova-senegali-vokrritakim1
 
kosova-senegaliflamuri