feronikeli4Skuadra e Feronikelit do të vazhdojë të jetë pjesë e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Ekipi nga Drenasi në ndeshjen e barazhit, që u zhvillua sot në kryeqytet e ka mposhtur Gjilanin, pas penalltive, barazh e mposhti Gjilanin pas ekzekutimit të penalltive. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1:1. Kjo ndeshje dhuroi një lojë tejet interesante, dramatike dhe tejet emocionuese. Në pjesën e parë futbollistët e Feronikelit luajtën më mirë dhe patën disa raste shënimi, por nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës. Ndërkohë, në pjesën e dytë të parët shënuan gjilanasit, kur Venhar Sermaxhaj, realizoi në minutën e 58-të, duke krijuar gëzim të madh tek tifozët e skuadrës së tij, “Skifterat”. Megjithatë, gëzimi i gjilanasve zgjati vetëm 10 minuta, ngase Përparim Osmani barazoi shifrat nga penalltia.
Deri në fund të takimit asnjëra skuadër nuk arriti të realizoj golin, derisa ndeshja shkoi në vazhdime. Por, as në vazhdime nuk pati gola dhe fituesi u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive, ku më e suksesshme ishte Feronikeli fal portierit Granit Kolshit.
Ndërkohë, të mërkurën, do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e barazhit ndërmjet Llapit dhe Trepçës.