ffk-llogofinKomisari i garave të Raiffeisen Superligës,së Kosovës në futboll, më datën 03.06.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së  33-të  për Kampionatin 2013/14,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 64 al.4 e 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
 

V  E  N  D  I  M  E

 
1. Të regjistrojë ndeshjet e javës së 33-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për  edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë-Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,Hysi –Fushë Kosova r. z. 0-3 (neni 64 al.4 i Rr.G. –
2. Kampion i Kosovës për edicionin 2013/2014 në bazë të rezultateve është KF ‘LLAMKOS KOSOVA” Vushtrri
Në ndeshjet përcaktuese (BARAZH) kanë mbetur KF “FERONIKELI” dhe KF “TREPÇA”. ndërsa nga  Raiffeisen Superliga largohet KF “FUSHË KOSOVA”.
3.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 33-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë dhe në nje organizim kryesisht  të mirë dhe korrekte(përveç ndeshjes Llamkos Kosova-Prishtina, e cila nuk është zhvilluar, për shkak të moudhëtimit të ekipit mysafir në ndeshje),  e dhënë kjo e vërtetuar edhe nga Raportet e zyrtarëve të ndeshjëve.
Komisari i garave  ka vlerësuar se shumica e ndeshjeve kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së. Megjithatë, për rregullësinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje,të ndëshkuarëve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq),  pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve, Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
 
Inicim të  Procedures disciplinore ndaj:
1.KF “Prishtina”, motivi: moudhëtim për zhvillimin e ndeshjës së Javës së 33 Llamkos Kosova-Prishtina, ku edhe është dashur zyrtarisht të shpallët Kampioni i Kosovës për edicionin 2013/2014 dhe e paraparë për transmetimin tokësor dhe satelitor nga Supersport Kosova, – si sponzorues i ndeshjeve të Raiffeisen Superligës,
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa) sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
 
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së,dt. 03.6.2014 Ekspedimi me Buletin zyrtar  nr. 33.-dt.01.06.2014
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës,
Komisari i garave i Ligës  së Parë, në cilësi të udhëheqësit të garave në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, më datën 02.06.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së  30-të  – Liga e Parë (kategoria e Seniorëve) të vlefshme për Kampionatin 2013/14,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto,
V  E  N  D  I  M E
 
1.Regjistroi ndeshjet e javës së 30-të të Ligës së Parë e Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë,, përveç ndeshjes ISTOGU-LIRIA, nga e cila kërkohet deklarta shtesë nga Vëzhguesi,Kontrollori,Gjyqtari kryesor si dhe Përfaqësuesi i KF “istogu” Fatmir Hakaj dhe Përfaqëuesi i KF “Liria” Bashkim Kajdomçaj, deri më 09.06.2014.
2.Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit, ndeshja FLAMURTARI-RILINDJA- regjistrohet më rezultatin zyrtar 3-0, neni 50 i Propozicioneve të garave.
3.Kampion i Ligës së Parë KF “ISTOGU” që së bashku me nënkampionin KF “VËLLAZNIMI” ngriten në Raiffeisen Superligën e Kosovës për edicionin 2014/2015, nga Liga është larguar KF “Rilindja” ndërsa në ndeshjet përcaktuese (BARAZH) mbesin KF “Kosova” (p) dhe KF “Ulpiana”.
4.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 30-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë.Vlerësuar nga Komisari i garave ato kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione.
 
Andaj, lidhur më rregullësinë e takimeve, lëshimeve eventuale, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq),  pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve (për moskryerjen e detyrës së besuar) sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
                                                      Inicim të  procedures disciplinore ndaj:
 
1.Klubit të futbollit  “Ballkani” nga Theranda, motivi: organizimi i dobët i ndeshjës Ballkani-Vëllaznimi, të ë Java e 30  e Ligës së Parë zhvilluar në Suharekë,- hyrja e civilëve në fushë më qëllim të sulmit të lojtarëvve e Vëllaznimit, por Policia ka intervenuar më kohë,për të parandaluar ekces në mes civilëve dhe lojtarëve, ndërsa ka patur rrahje në mes të lojtarëve (RPOVË; Paraqitja e Vëzhguesit)
2.Lojtarit të KF “Vëllaznimi” Alban DULAZEKA, me nr.licence 14 dhe libreze 02603 për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi: kacfytje e grushtim më lojtarin e ekipit rival, por edhe pjesëmarrje në rrahje në mes të lojtarëve ) në ndëshjën Ballkani-Vëllaznimi
3.Lojtarit të KF “Ballkani” Ardit GALLAPENI, me nr.licence 16 dhe libreze 1/Pz   për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi: kacfytje e grushtim më lojtarin e ekipit rival ) në ndëshjën Ballkani-Vëllaznimi, Java e 30 e Ligës së Parë  e zhvilluar në Suharekë,
4.Lojtarit të KF “Ballkani” Zenel SHALA, me nr.licence 14 dhe libreze 6671   për shkak të pjesëmarrjës në rrahje mes lojtarëve  në ndëshjën Ballkani-Vëllaznimi, Java e 30 e Ligës së Parë  e zhvilluar në Suharekë (PROVË: Paraqitja nga Vëzhguesi),
5.Lojtarit të KF “Ballkani” Ilir MORINA (recidivist) me nr.licence 22 dhe libreze 4306 (i dënuar edhe para disa jave)  për shkak të pjesëmarrjës në rrahje mes lojtarëve  në ndëshjën Ballkani-Vëllaznimi, Java e 30 e Ligës së Parë  e zhvilluar në Suharekë (PROVË: Paraqitja nga Vëzhguesi),
 
6.Lojtarit të KF “Ballkani” Valentin LEZI, me nr.licence 3 dhe libreze 8081  për shkak të pjesëmarrjës në rrahje mes lojtarëve  në ndëshjën Ballkani-Vëllaznimi, Java e 30 e Ligës së Parë  e zhvilluar në Suharekë (PROVË: Paraqitja nga Vëzhguesi),
7.Lojtarit të KF “Ballkani” Ardian REXHEPAJ, me nr.licence 18 dhe libreze 243/Pz   për shkak të pjesëmarrjës në rrahje mes lojtarëve  në ndëshjën Ballkani-Vëllaznimi, Java e 30 e Ligës së Parë  e zhvilluar në Suharekë (PROVË: Paraqitja nga Vëzhguesi),
 
8.Lojtarit të KF “Vëllaznimi” Shpat TETRICA, me nr.licence 4 dhe libreze 7362   për shkak të pjesëmarrjës në rrahje mes lojtarëve  në ndëshjën Ballkani-Vëllaznimi, Java e 30 e Ligës së Parë  e zhvilluar në Suharekë (PROVË: Paraqitja nga Vëzhguesi),
9.Lojtarit të KF “Vëllaznimi” Albutrint MORINA, me nr.licence 18 dhe libreze 9891   për shkak të pjesëmarrjës në rrahje mes lojtarëve  në ndëshjën Ballkani-Vëllaznimi, Java e 30 e Ligës së Parë  e zhvilluar në Suharekë (PROVË: Paraqitja nga Vëzhguesi),
10.Lojtarit të KF “Vëllaznimi” Valon KASAPI, me nr.licence 3 dhe libreze 4162   për shkak të pjesëmarrjës në rrahje mes lojtarëve  në ndëshjën Ballkani-Vëllaznimi, Java e 30 e Ligës së Parë  e zhvilluar në Suharekë (PROVË: Paraqitja nga Vëzhguesi),
 
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
 
Publikimi në faqen zyrtare të FFK-së, dt.03.6.2014,Ekspedimi me Buletini zyrtar nr. 30.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Ligës së Parë,