logo ffk 250x250Komisioni Disiplinor i shkallës së pare në përberje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e rregullt mbajtur me date 03.06.2014 ( ditë e martë ora 16,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit date 31.05.2014 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve si dhe deklaratave të kërkuara shtesë për të pezulluarit, bazuar në Dispozitat e Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E
KF “ FUSHË KOSOVA “ nga Fushë Kosova në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për mos pagesë të shepenzimeve për zyrtaret e ndeshjes së javës së XXXII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Fushë Kosova – Feronikeli e zhvilluar në Fushë Kosovë ( përkundër afateve të lejuara në përmbushje të obligimit të njejtat deri në datën e kërkuar nuk u paguan );
DENOHET
Me të holla në shumë prej 800 euro ( tetëqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 61 paragrafi 2 pika 6 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1.
KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina , për mosudhëtim në zhvillimin e ndeshjes së radhës – javës së XXXIII-të të fundit të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkos Kosova – Prishtina , ndeshje në të cilën është dashur të shpallet kampioni i Kosovës për këtë edicion, njëherit ndeshje në program për transmetim tokësor dhe satelitor nga SS Kosova si sponzorues i ndeshjeve të Raiffeisen superligës së Kosovës i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( grumbullimin e provave ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga klubi i futbollit “ Prishtina “ nga Prishtina – zyrtaret për shpjegimet lidhur me arsyen e mosudhëtimit në zhvillimin e kësaj ndeshje. Afati date 09.06.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KF “ BALLKANI “ nga Theranda për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XXX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Ballkani – Vëllaznimi e zhvilluar në Therandë ( numër i madh i civilëve brenda rrethojes , rrahje e lojtarëve mes veti – raportet e zyrtarëve nga takimi ) , në mungesë të lëndës së pa kompletuar i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar ( kompletimin e lëndës )Kërkohet deklarata plotësuese nga klubi i futbollit “ Ballkani “ nga Theranda – përsoni për siguri i klubit për atë ndeshje , për shpjegimet lidhur më këto lëshime të cilat ndikuan në rrjedhë të ndeshjes. Afati date 05.06.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
ALBAN DYLAZEKA ; lojtar i klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjilani me numër të librezës sportive 02603 dhe i licencuar në Federaten e Futbollit të Kosovës me numër 14, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Ballkani – Vëllaznimi e zhvilluar në Therandë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ARDIT GALLAPENI ; lojtar i klubit të futbollit “ Ballkani “ nga Theranda me numër të librezës 1/PZ dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës më numër 16 i ndëshkuar më karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ballkani – Vëllaznimi e zhvilluar në Therandë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ZENEL SHALA ; lojtar i klubit të futbollit “ Ballkani “ nga Theranda me numër të librezës sportive 6671 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14, për manifestim të sjelljeve josportive ( pjesëmarrës në rrahjen e krijuar në mes të lojtarëve të të dy ekipeve pas përfundimit të lojës ) në ndeshjen e javës së : XXX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Ballkani – Vëllaznimi e zhvilluar në Therandë ( raportet e zyrtarëve), në mungesë të deklaratës së lojtarit Zenel Shala i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( grumbullimin e provave ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtar Zenel Shala afati date 05.06.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31.
ILIR MORINA ; lojtar i klubit të futbollit “ Ballkani “ nga Theranda më numër të librezës sportive 4306 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 22, pjesëmarrës në rrahjen e krijuar në mes të lojtarëve të të dy ekipeve pas përfundimit të lojës) , në mungesë të deklaratës plotësuese të lojtarit Ilir Morina ( rast recidivist i denuar edhe pa disa jave ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( grumbullimin e provave ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari Ilir Morina , afati date 05.06.2014( Rregullorja disiplinore neni 31
VALENTIN ELEZI ; lojtar i klubit të futbollit “ Ballkani “ nga Theranda me numër të librezës sportive 8081 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 3,i paraqitur nga zyrtaret për manifestim të sjelljeve josportive ( pjesëmarrës në rrahjen e krijuar mes lojtarëve të të dy ekipeve , pas përfundimit të lojës ) në ndeshjen e javës së ; XXX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ballkani – Vëllaznimi e zhvilluar në Therandë , në mungesë të deklaratës plotësuese të lojtarit Valentin Elezi i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( grumbullimin e provave ) Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari Valentin Elezi, afati date 05.06.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
ARDIAN REXHEPAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Ballkani “ nga Theranda me numër të librezës sportive 243/PZ dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 18, për manifestim të sjelljeve josportive ( pjesëmarrës në rrahjen e krijuar mes lojtarëve të të dy ekipeve pas përfundimit të lojës ) në ndeshjen e javës së ; XXX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ballkani – Vëllaznimi e zhvilluar në Therandë , në mungesë të deklaratës plotësuese të lojtarit Ardian Rexhepaj i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( grumbullimin e provave ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari Ardian Rexhepaj, afati date 05.06.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
SHPAT TERTICA; lojtar i klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova me numër të librezës 7362 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 4, i paraqitur për sjellje josportive ( pjesëmarrës në rrahjen e krijuar mes lojtarëve të të dy ekipeve pas përfundimit të lojës ) në ndeshjen e javës së ; XXX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ballkani – Vëllaznimi e zhvilluar në Therandë, në mungesë të deklaratës plotësuese të lojtarit Shpat Tertica i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( grumbullimin e provave ), kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari Shpat Tertica, afati date 05.06.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
ALBUTRINT MORINA ; lojtar i klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova me numër të librezës sportive ; 9891 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11, i paraqitur nga zyrtaret për manifestim të sjelljeve joportive ( pjesëmarrës në rrahjen e krijuar mes lojtarëve të të dy ekipeve pas përfundimit të lojës ) në ndeshjen e javës së ; XXX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ballkani – Vëllaznimi e zhvilluar në Therandë ( raporti i ndeshjes ) , në mungesë të deklaratës së lojtarit Albutrint Morina i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( grumbullimin e provave ). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari Albutrint Morina afati date 05.06.2014 ( rregullorja disiplinore neni 31 ).
VALON KASAPI ; lojtar i klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova me numër të librezës sportive 4162 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 3, i paraqitur në raportin e ndeshjes nga zyrtaret për manifestim të sjelljeve josportive ( pjesëmarrës në rrahjen e krijuar në mes lojtarëve të të dy ekipeve pas përfundimit të lojës ) në ndeshjen e javës së ; XXX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Ballkani – Vëllaznimi 9 arporti i ndeshjes ) në mungesë të deklaratës së lojtarit Valon Kasapi i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( grumbullimin e provave ) Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari Valon Kasapi, afati date 05.06.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
VISAR GJUREVCI ; lojtar i klubit të futbollit “ Rinia “ nga Miradia e poshtme me numër të librezës 1755 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje e gjyqtarit të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi b; Besëlidhja – Rinia e zhvilluar në Prishtinë ( raport i ndeshjes ) në mungesë të deklaratës së lojtarit të përjashtuar Visar Gjurevci i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( grumbullimin e provave ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari i përjashtuar Visar Gjurevci, afati date 05.06.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa, në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës numër ; XXXIII- XXX, repektivisht nga data e pranimit, por ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 03.06.2014 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.