Kupa-meshkujtFeronikeli ka regjistruar sukses historik. Skuadra nga Drenasi, të shtunën, në kryeqytet e ka mposhtur Hajvalinë, me rezultat 2:1, në finalen e Digitalb Kupës së Kosovës, duke e fituar këtë trofe për herë të parë në histori të klubit. Kësisoj, djelmoshat e Ramiz Krasniqit pasi e kryen me sukses ndeshjen e barazhit për mbetje në Superligë, arritën t’i gëzohen edhe kupës. Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Feronikelit, me golin e shënuar nga Elhami Berisha, në minutën e 17-të, me një gjuajtje të furishme. Mirëpo, Hajvalia pas pësimit të golit luajti shumë më mirë dhe në minutën e 26-të barazoi shifrat, me golin e shënuar nga Shkëlqim Pacolli, i cili depërtoi mjaft mirë në zonën kundërshtare. Skuadra e Sunaj Keçit luajti më mirë edhe në pjesën e dytë dhe pati disa raste të mira, por Feronikeli arriti të shënojë golin e fitores në minutën e 88-të, pas një gabimi fatal të Arben Zhjeçit. Realizator i golit të trofeut ishte Përparim Livoreka.
Meshkujt-3
Ndërkohë, në konkurrencën e femrave trofeut të Digitalb Kupës së Kosovës iu gëzua Prishtina, e cila në finale e mposhti Kosovën (P), pas penalltive 4:2, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll 1:1.
Kupa femrat-1
 
qast femrat-2