ffk-llogofinKomisioni i ndeshjeve të barazhit për ngritje apo mbetje në Raiffeisen Superligë, dhe Ligën e Parë të Kosovës në futboll, (në cilësin e udhëheqsit të garave), më datën 07.06.2014, në procedurën e rregullt për regjistrimin e ndeshjeve përcaktuese të barazhit, për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 64 al.4 e 68, si dhe atij 71 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
V E N D I M E
1.Refuzohet si e pabazuar Ankesa e KF “Llapi” , ndeshja Trepça-Llapi,regjistrohet me rezultatin e arritur,
2. Regjistrohen ndeshjet e barazhit për Raiffeisën SUPERLIGËmë rezultat e arritura në fushë:
FERONIKELI-GJILANI 1-1, pen.4-2, dhe TREPÇA-LLAPI 2-1.
3. Regjistrohen ndeshjet e barazhit për Ligën e Parë më rezultat e arritura në fushë:
ULPIANA-LUFTËTARI 2-1, dhe KOSOVA (p)-KASTRIOTI 1-0.
4.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve në BARAZHIN për Raiffeisën Superligë dhe Ligën e Parë, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë dhe në nje organizim kryesisht të mirë dhe korrekt dhe janë zhvilluar në kuadër të Rregulloreve në fuqi.
Komisioni i ndeshjeve ka vlerësuar se ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së, dhe nuk ka patur sjellje në kundërshtim më aktet normative të FFK-së. Komisari pas shtjellimit të gjithë materialit të zyrtarëve të ndeshjeve, ka vendosur që për lëshime, apo sjellje e tyre tek Komisioni Disciplinor të,
Inicio Procedurë disciplinore ndaj:
1.Gjyqtarit Fatmir TAHIRI, nga Mitrovica, për shkak të notimin më notën 1 (njësh) në ndeshjën përcaktuese-barazh Feronikeli-Gjilani e zhvilluar në Prishtinë, më 03.06.2014,
2.Gjyqtarit nga Gjilani, Albert KASTRATI, për shkak të sjelljeve të tija pas përfundimit të ndeshjës, motivi: sharje banale ndaj përsonave zyrtar të ndeshjës Feronikeli-Gjilani si dhe zyrtarëve të FFK-së(Provë: Paraqitja nga Vëzhguesi i ndeshjës),
3.Klubit të futbollit “Trepça” nga Mitrovica, për shkak të sjelljës së tifozëve më dëmë të theksuara (thyerja e xhamave të lokaleve përrrethë stadionit të KF “Prishtina” dhe fyerje banale dhe sharje të krerëve dhe gjithë Federatës së futbollit të Kosovës),
4.Përfaqësuesit zyrtar të KF “Trepça” Besim HAXHIU, motivi: sjelljeve të tija, dhe fyerje e sharjeve më banale në drejtim të FFK-së, dhe zyrtarëve të ndeshjës në afërsi të tavolinës zyrtare të Vëzhguesi (Provër: Paraqitja nga Vëzhguesi dhe gjithë të pranishmit tek tavolina zyrtare e lokale të Protokolit të ndeshjës),
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së. më 07.06.2014
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisioni i ndeshjeve të barazhit,
 
KOMISIONI i ndeshjeve përcaktuese barazhit (në përbërje të plotë),- për Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll TREPÇA-LLAPI, më datën 07.06.2014, në procedurën e rregullt të paraparë më Propozicionet e garave duke shqyrtuar tërë materialin e paraqitur në afatin e paraparë për regjistrimin e ndeshjes së përmendur, e në veçanti shqyrtimin e Ankesës së KF “Llapi” nga Podujeva, parashtruar më 05.06.2014,nxori këtë,
V E N D I M
1/.Refuzohet Ankesa e KF “Llapi” si e pabazur dhe ndeshja regjistrohet më rezultatin e arritur në terren, ndërsa për Gjyqtarin e ndeshjës çështjen e procedon tek Komisioni i Gjyqtarëve.
Arsyetim,
KOMISIONI I GARAVE, më rastin e regjistrimit të ndeshjës Trepça-Llapi përcaktuese për mbetje apo ngritje në Raiffeisen Superligw, konstatoi se KF “Llapi” ka parashtruar Ankesë me motivacion se në ndeshjen e kontestuar ka patur parregullësi të theksuara në gjykimin e ndeshjes nga Gjyqtari Kreshnik Vula nga Gjakova, dhe për këtë shkak kërkon që ajo të përsëritet, e në rast se nuk përsëritet kërcnon edhe më masa radikale që janë të përshkruara në Ankesën e deponuar në shkresat e lëndës.
Komisioni i garave pasi konstatoi se Ankesa, është parashtruar më kohë, edhepse nuk është paralajmruar në Protokolin e ndeshjës, është taksuar,(bazuar në nenin 71 e 72 të Rregullorës së garave),lidhur më të njejtën konstatoi me sa vijon:
– se KE i FFK-së ka caktuar Komisonin për ndeshjët përcaktuese, por edhe njerëz të tjerë për përcjelljën jo vëtëm të kësaj, por edhe të gjitha ndeshjeve të karakterit përcaktues, siç ishte edhe ndeshja Trepça-Llapi. Sa i përket gjykimit të ndeshjës së përmendur dhe ku është edhe akcenti i Ankesës së KF “Llapi: Komisioni ka kërkuar edhe vlerësimin por edhe Raportin shtesë nga Kontrollori i neshjës së përmendur(sepse e njejta ka qenë e mbuluar më kontrollë), dhe pas analizimit të tij, nuk ka gjetur se ka patur thyerje të rregullave të lojës së futbollit, dhe se ndeshja e kontestuar, regjistrohet më rezultatin e arritur në terren, pa gjetur mbeshtjetje në aktet normative, që ajo të përsëritet (neni 69 i Rregullorës së garave).
Komisioni në administrimin e provave, bazuar në gjithë materialin e lëndës, e posaqërisht Ankesën e KF “Llapi”, ku kryesisht përshkruhen padrejtësi (citojmë:“Referi kryesor Kreshnik Vula i cili edhe e vendosi vet rezultatin e kësaj ndeshje ne na ka mohuar 2 penallti të 100%, aj gjat gjithë lojës ka qenë në anën e Trepçës këtë e kanë vërejtur edhe gjithë zyrtarët e Federatës që ishin present”.mbarim citati), pa ofruar argumente për të vërtetuar atë që shkruhet dhe kërkohet më preteks të, shkeljes esenciale të dispozitave të Rregullorës së lojës së futbollit (neni 77 i Rregullorës së garave).
Komisioni nuk e ka përjashtuar një mundësi së gjyqtarit të ketë gabuar në dëmë të njerit apo ekipit tjetër, por nuk ka mundur të vërtetoi se ai ishte i shyrë nga motivet amorale për një veprim të tillë (neni 79 i Rregullorë së garave).
Bazuar në gjithë atë që u tha u tha më lartë u vendosë si në dispozitiv të këtij Vendimi.
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraprarë më Propozicione e Rregullore të FFK-së). Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 07.06.2014.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisioni i garave të ndeshjeve të barazhit,
Kryetari Ismet AHMETI