ffk-llogofinKomisari i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, (në cilësin e udhëheqsit të garave), më datën 09.06.2014, në procedurën e rregullt për regjistrimin e ndeshjes së mbetur ISTOGU-LIRIA e Javës së 30 të Ligës së Parë, për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 79 alinea 6 i Propozicioneve të garave,në bazë të autorizimeve që ka, mori këtë,

V  E  N  D  I  M
1. Ndeshja ISTOGU-LIRIA, REGJISTROHET si ndeshje e luajtur, rezultati i saj nuk do të regjistrohet gjegjësisht pikët dhe golat e shënuar nuk do të regjistrohën në tabelën e klasifikimit.
Arsyetim
Komisari i garave më rastin e regjistrimit të ndeshjeve të Javës së 30 të Ligës së Parë më datën 02.06.2014, ndeshjën Istogu-Liria, nuk e regjistroi dhe lidhur më rregullësinë e saj kërkoi Raporte plotësuese nga Vëzhguesi dhe Kontrollori i ndeshjës, por edhe nga Përfaqsuesit zyrtar të të dy Klubeve, deri më datën 09.06.2014. Më që të njejtit raportet e kërkuar i kanë prezentuar në Shërbimin administrativ të Federatës së futbollit të Kosovës Komisari lidhur më këtë ka marrë vendim lidhur më këtë Çështje.
Komisari nën procedurën e provave nuk mundi të gjejë mbështetje që ndeshjën e përmendur t’a anuloi dhe të caktoi termin të ri për zhvillimin e saj, sepse nuk ka gjetur që ndonjë person i involvuar në këtë ndeshje i shtyrë nga motivet amorale ka bërë kurdisjën e rezultatit të ndeshjës, gjë të cilën mun ta bëjë vetëm organi kompetent më Vendim të plotëfuqishëm e që është Gjykata kompetente.
Komisari pas analizoi në tërësi të gjitha shkresat në lëndë, por edhe nga inçizimi televiziv i ndeshjës, gjeti se e njejta tërë kohën ka qenë ndeshje e fortë dhe pa asnjë kalkulim nga njëra apo pala tjetër, ndërsa verpimet e individit Përfaqësuesit të KF “Liria” Bashkim Kajdomçaj, që ndodhën në përfundimin e ndeshjës në min.90+2 që zëshëm iu ka drejtuar lojtarëve të vetë, me fjalën “lëshojeni” dhe pas kësaj është shënuar goli. Komisari i garave vlerëson se ai e mori këtë veprim në kundërshtim më rregullat dhe Rregulloren e garave për çka ndaj tij ka inicuar procedurë disciplinore.
Duke u nisur nga gjithë atë që u tha më lartë, por edhe mbështetur në dispozitat e Propozicioneve të garave të njejtën ndeshje e regjistroi si në dispozitiv të këtij Vendimi.
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së. më 09.06.2014,
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Ligës së Parë