ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së pare në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur më date ; 10.06.2014 ( ditë e martë – ora 15,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve përcaktuese dhe finales së Digital Kupës së Kosovës në futboll për kategoritë e seniorëve, dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E 
KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për mos udhëtim në zhvillimin e ndeshjes së javës së ; XXXIII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkos Kosova – Prishtina ;
DENOHET
Me marrjen e ; 6 ( gjashtë ) pikëve negative nga numri i përgjithshem i pikëve të fituara në edicionin e posapërfunduar 2013 – 2014 , në bazë të rregullores disiplinore neni 60 paragrafi 1 pika 6 dhe 8.
FATMIR TAHIRI ; gjyqtar i kategorisë së pare nga Mitrovica , për lëshime në referim dhe ndikim të drejtëpërdrejtë në rezultatin përfundimtar të takimit për çka vlerësohet më note të ; 1,0 ( dobët ) nga ana e kontrollorit për ndeshjen përcaktuese për Raiffeisen superligë – kategoria e seniorëve ; Feronikeli – Gjilani e zhvilluar më date 03.06.2014 ( raportet e zyrtarëve, kontrollorit dhe inçizimet televizive );
DENOHET
Me ndalesë referimi për ; 5 ( pesë ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 73 paragrafi 2 pika 2.
ALBERT KASTRATI ; gjyqtar futbolli nga Gjilani në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve josportive ( ofendime, sharje, fyerje dhe kërcnime drejtuar gjyqtarëve të takimit ) pas përfundimit të ndeshjes përcaktuese ( barazhit ) ; Feronikeli – Gjilani e zhvilluar me date 03.06.2014 në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve ) i
PEZULLOHET
Pa të drejtë të kryerjes të të gjitha funkcioneve zyrtare në klub dhe referim lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar ( kompletimin e provave ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga gjyqtari i pezulluar ; Albert Kastrati, afati date 12.06.2014 ( rregullorja disiplinore neni 31 )
KF “ TREPÇA “ nga Mitrovica në procedure të inicuar nga ana e komesarit të garave për manifestim të sjelljeve josportive të tifozerisë së saj – TORCIDA ( thyerje e xhamave të lokaleve në hyrje të stadiumit, , demolimet si dhe , sharjet në kor gjatë zhvillimit të takimit ) para ,gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes përcaktues ( barazhit ) për raiffeisen superligë – kategoria e seniorëve ; ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( plotësimin e provave – kompletimin e lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica – z Besim Haxhiu – zyrtar i klubit për atë ndeshje lidhur me ofrimin e të dhënave të kërkuara, afati date 12.06.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
BESIM HAXHIU ; zyrtar i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica në procedure të inicuar nga ana e komesarit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive ( ofendime, sharje dhe kërcnime drejtuar organeve zyrtare të FFK-së ) në ndeshjen përcaktuese për Raiffeisen superligë – kategoria e seniorëve ; Trepça – Llapi e zhvilluar më date 04.06.20 ( raportet e zyrtarëve )
PEZULLOHET
Pa të drejtë të kryerjes të të gjitha funkcioneve në raport me Federatën e Futbollit të Kosovës lidhur me të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e FFK-së deri në vendimin përfundimtar ( kompletimin e lëndës – plotësimin e provave ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga zyrtari i pezulluar Besim Haxhiu, afati date 12.06.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
BASHKIM KAJDOMQAJ – zyrtar ( sekretar ) i klubit të futbollit “ Liria “ nga Prizreni në procedure të inicuar nga ana e komesarit të garave , për manifestim të veprimeve të cilat dëmtojnë autoritetin e futbollit gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së ; XXX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Istogu – Liria e zhvilluar në Istog ( raportet e zyrtarëve, inqizimet televizive si dhe deklarata plotësuese e Bashkim Kajdomqajt )
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve zyrtare në klub në kohëzgjatje për; 4 (katër) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.
 
KËSHILLA JURIDIKE ;
Palet e pakënaqura në këto vendime kanë të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve , nga data e publikimit të këtij vendimi , gjegjësisht nga data e pranimit të tij, por ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, 10.06.2014 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.