Foto-2 (3)Sot më 11 qershor në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, në një ceremoni solemne iu dorëzua trofeu i titullit të kampionit KF”Prishtina” në konkurrencën e femrave, me rastin e shpalljes kampion i Kosovës për vitin 2013/2014. Në këtë ceremoni, që ishin të pranishëm krerët e FFK-së, nënkryetarët, Agim Ademi, Bekim Haxhiu, znj. Vjollcë Krasniqi përgjegjëse për futbollin e femrave, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe shumë të tjerë, fillimisht nënkryetari Ademi i ka përgëzuar futbollistët e KF “Prishtina” për këtë sukses të dyfishtë në këtë kampionat, pasi ato janë edhe fituese të Kupës së Kosovës me shpresë që të vazhdojnë me suksese të tilla. Ndërsa, znj. Vjollcë Krasniqi u ka thënë futbollistëve se FFK-ja edhe më tej do të mbështesë futbollin e femrave, në mënyrë që ato një ditë të bëhen edhe pjesë e arenës ndërkombëtare. Nënkryetari Bekim Haxhiiu në urimin e tij për këto suksese ka theksuar se tashmë me juve po plotësohet edhe një kriter i FFK-së për pranim sa më të shpejt në FIFA e UEFA me shpresë se shumë shpejt do ta kemi një përfaqësuese të fuqishme që do të na përfaqësojë në garat ndërkombëtare. Futbollistët kampione janë zotuar se do të vazhdojnë me suksese të tilla dhe se KF”Prishtina”, do të jetë promotor i futbollit të femrave në Kosovë.
Foto-1 (4)
 
Foto-5 (2)
Foto-4 (3)