Foto-2 (4)Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu mbajti sot një konferencë për media, në të cilën shpalosi disa nga prioritetet e FFK-së para fillimit të kampionatit të ri. Duke i përshëndetur media Salihu, theksoi domosdoshmërinë e fillimit sa më të mirë të kampionatit të ri garues e ku kërkohen disa parakushte të nevojshme. E para këtë vit do të nisë pararegjsitrimi i lojtarëve dhe klubeve gjë që mundëson jo vetëm FFK-ja por të gjithë të dinë saktësisht se sa lojtarë dhe klube funksionojnë në Kosovë. Së këndejmi do t’u kërkohet klubeve që këtë ta bëjnë në afat sa më optimal. Pastaj do të bëhet regjistrimi dhe licencimi i tyre i cili duhet të bëhet jo më larg se deri me 5 gusht. Duke zbatuar një vendim të KE-s që skuadrat e Superligës do të jenë të obliguara që ekipet e para t’i drejtojnë vetëm trajnerë me licencë “A”, FFK-ja në bashkëpunim dhe përkrahje të FSHF-së do të organizojë licencimin e trajnerëve që përmbushin kriteret dhe të pajisen me licencë “A”, kështu që më 7 korrik një grup i trajnerëve do të shkojnë në trajnim në Tiranë. Po ashtu, klubet do të jenë të obliguar që përmes sekretarëve të klubeve dhe për mes emailit zyrtar të klubeve të krijojnë komunikim të mirë dhe efikas ndërmjet FFK-së dhe klubeve. Para se të licencohen klubet tash e tutje në FFK do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi ku marrin obligimet e tyre që të organizohen dhe sillen në përputhje me aktet normative të FFK-së por edhe detyrimet që do të ketë FFK-ja ndaj klubeve. Me këto do të krijojmë parakushte për punë efikase dhe funksionim normal të të gjithëve.