ffk-llogofinKOMISIONI PËR ANKESA (i Shkallës së dytë) në përbërje Afrim PREKAZI,Kryetar,  Agim Bahtiri e Sitki Baftiu anëtarë, në tubimin e datës 18.06.2014, lidhur më Ankesën e FC “Prishtina” nga Prishtina, lidhur më Vendimin e shqiptuar nga Komisioni Disciplinor i Shkallës së parë, bazuar në gjithë materialin e prezentuar në lëndë dhe në bazë të Propozicioneve, Rregullorës së  garave dhe asaj Disciplinore, por edhe në bazë të inçizimeve televizive mori këtë,
V E N D I M
1.Ankesa e FC “Prishtina” hudhet poshtë si e pabazuar dhe  i VËRTETOHET dënimi i shqiptuar nga Komisioni Disciplinor i shkallës së parë më dënimin më -6 (minus gjashtë pikë) për Kampionatin e posapërfunduar 2013/2014,
Arsyetim
1.FC “Prishtina” ka parashtruar Ankesë në Vendimin e Komisionit Disciplinor për dënimin e
shqiptuar, të cilën Komisioni për ankesa e mori në shqyrtim dhe pas analizimit të gjithë materialit të lëndës, ka vërtetuar se Vendimi i Komisionit Disciplinor është i bazuar dhë ka vërtetuar dënimin e shqiptuar nga ai Komision,duke e vlersuar si të bazuar në aktet mormative të FFK-së.
 
Në procedurën e provave Komisioni për ankesa ka vërtetuar se megjithë përpjekjet e KF “Prishtina” për të arsyetuar mosudhëtimin në ndëshjën e Javës së 33 të Raiffeisën Suerligës së Kosovës në futboll e paraparë të zhvillohej në Vushtrri Llamkos Kosova-Prishtina, e në të cilën edhe ishte paraparë promovimi i Kampionit të Kosovës në futboll për këtë edicion, një gjë të tillë nuk e ka arritur sepse me veprimet e FC “Prishtina” për mosudhëtim është dëmtuar rëndë Kampionati i shtetit, por edhe është dëmtuar edhe Kompania televizive e cila e kishte përzgjedhur këtë ndeshje për transmetim televiziv në programin tokësor e satelitor.
Veprimin e FC “Prishtina” Komisioni e ka vlerësuar si të dëmshëm dhe të qëllimeshëm jo nga i gjithë klubi, por nga ndonjë individ apo grupacion i cili në një mënyrë apo tjetër më qëllim të caktuar ka bojkotuar ndeshjen domethënëse (duke dal haptazi në mjetet e informomit publik me deklarata nga nënkryetari i Klubit), ndërsa zyrtarisht me shkresën dërguar Komisarit,  tentojnë që këtë t’a arsyetoi më borxhin ndaj futbolistëve dhe pamundësinë për të udhëtuar në ndeshje po nga ky shkak si i vetmi për një veprim sa të pamatur dhe analizuar mirë, po aq të dëmshëm jo vetëm për FC “Prishtina” por së pari në dëm të vetin por edhe gjithë lojtarëve të të gjitha gjeneratave të këtij klubi, dashamirëve të shumtë që ky klub i ka anembanë Kosovës e më gjërë, por edhe gjithë futbollit Kosovar në përgjithësi.
–          Vendimi është marrë bazuar në  Propozicione, Rregullorën së garave  dhe atë Disciplinore të FFK-së.
Nga sa u tha më lartë u vendosë si në dispozitiv të këtij Vendimi.
Ekpedimi i tij të bëhet përmes Buletinit zyrtar ndërsa publikohet në uebfaqen e FFK-së.
 
KËSHILLË JURIDIKE: Në Vendim nuk lejohet e drejta e ankesës, por në afatin prej 15.ditësh mund të parashtrohet kërkesë për mbrojtjën e akteve nomrative që i parashtrohet Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Exp.19.6.2014.
KOMISIONI PËR ANKESA (Shkalla e dytë):
Afrim Prekazi,Kryetar,                             2.Agim Bahtiri,anëtar,                   3.Sytki Baftiu, anëtar,
 
 
 
KOMISIONI PËR ANKESA (i Shkallës së dytë) në përbërje Afrim PREKAZI,Kryetar,  Agim Bahtiri
e Sitki Baftiu anëtarë, në tubimin e datës 18.06.2014, lidhur më Ankesën  lidhur më dënimin e lojtarëve nga ndeshja Ballkani-Vëllaznimi e Javës së 30 të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, shqiptuar nga Komisioni Disciplinor i Shkallës së parë, bazuar në gjithë materialin e prezentuar në lëndë dhe në bazë të Propozicioneve, Rregullorës së  garave dhe asaj Disciplinore, por edhe në bazë të inçizimeve televizive muar këtë,
V E N D I M E
 
Pjesërisht ndryshohet Vendimi i Komisionit Disciplinor të shkallës së parë dhe këtë:
 
1.Lojtarëve te KF “Vëllaznimi” Alban DULAZEKA dhe dhe Valon KASAPI, por edhe lojtarëve të KF “Ballkani” Ardit GALLAPENI e Ilir MORINA, iu mbetet dënimi më ndalesë loje prej 3 (tri) ndeshjeve Kampionale apo KUP për Kampionatin e ardhëshëm 2014/2015,
 
2.Lojtarëve te KF “Vëllaznimi” Shpat TETRICA e Albutrin MORINA dhe lojtarëve të KF “Ballkani” Valentin LEZI e Ardian REXHEPAJ, iu zbutet dënimi nga 3 në 2(dy) ndeshje ndalesë loje për Kampionatin e ardhëshem 2014/2015,
 
3.Lojtari i KF “Ballkani” Zenel SHALA, lirohet nga dënimi i shqiptuar prej 3 (tri) ndeshjeve dhe ka të drejtë loje që nga Java e parë e Kampionatit të ardhëshëm 2014/2015.
Arsyetim
Komisioni për ankesa lidhur më Vendimin për dënimin e lojtarëve nga ndeshja Ballkani-Vëllaznimi, Java e 30 e Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin e posapërfunduar, pasi analizoi tërë materialin e prezentuar, por edhe inçizimin televizi nga ndeshja e përmendur, muar Vendim si në dispozitiv.
Në procedurën e provave, Komisioni shiqoi inçizimin televiziv dhe vërtetoi se faji për lojtarët e paraqitur nuk ishte i njejtë dhe sjellja e tyre edhepse në kundërshtim më rregullat e lojës së futbollit diku ishte për të parandaluar e diku si pjesëmarrës direkt në rrahjën e lojtarëve, por edhe kishte të tillë që fare nuk ishin involvuar në sqenat e pakandëshme të kapura nga kamera, siç ishte lojtari i KF “Ballkani” Zenel Shala, i cili fare nuk ishte involvuar në atë tollovi, andaj edhe nga ky shkak të nejtin e liroi në tërsi nga dënimi i shqiptuar nga Komisioni Disciplinor i shkallës së parë.
–          Vendimi është marrë bazuar në inzçizimin televiziv nga ndeshja Ballkani-Vëllaznimi, por edhe në bazë të Propozicioneve, Rregullorës së garave dhe asaj Disciplinore të FFK-së.
Nga sa u tha më lartë u vendosë si në dispozitiv të këtij Vendimi.
Ekpedimi i tij të bëhet përmes Buletinit zyrtar ndërsa publikohet në uebfaqen e FFK-së.
 
KËSHILLË JURIDIKE: Në Vendim nuk lejohet e drejta e ankesës, por në afatin prej 15.ditësh mund të parashtrohet kërkesë për mbrojtjën e akteve nomrative që i parashtrohet Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.
KOMISIONI PËR ANKESA (Shkalla e dytë):
Afrim Prekazi,Kryetar,                             2.Agim Bahtiri,anëtar,                   3.Sytki Baftiu, anëtar,