kampi2Edhe sivjet Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë projektin “Kampingu Edukativ Nacional U15″, i cili do të mbahet në Prishtinë, e në të cilin do të përfshihen futbollistë nga të gjitha regjionet e Kosovës për këtë grupmoshë.
Përzgjedhja e trajnerëve rajonal 2014
Trajnerët e përfaqësueseve rajonale (2 për rajon) do të jenë trajnerët, të cilët ishin edhe vitin e kaluar pjesë e kampingut, pra në vitin 2013 dhe ata do të jenë bazë kryesore e seleksionimit të lojtarëve në rajonet e tyre. Përzgjedhjen e trajnerëve për kampingun e vitit 2014 është bërë nga Lidhja rajonale në përputhje me kriteret për seleksionim nga FFK për kamping.
Seleksionimi i lojtarëve 14 vjeçar gjatë vjeshtës 2013
Seleksionimi i lojtarëve në rajone është bërë nga klubet e tyre, ku çdo klub në rajon dërgon 3 deri në 5 lojtarë në tubimin rajonal. Lojtarët gjatë vitit 2013 ishin në moshën 14-vjeçare, dhe dita e fundit e dërgimit të listës së lojtarëve në lidhjet rajonale dhe tek trajnerët e zgjedhur ishte 1 shtator 2013 . Numri i lojtarëve në tubim ishte 40-60 lojtarë për rajon.
Tubimet e lojtarëve rajonal në rajonet e tyre
Tubimet e lojtarëve rajonal të grupmoshës 14 vjeçare filluan në tetor të vitit 2013
Lista e parë e 18 lojtarëve nga rajonet
Lista e parë e përfaqësueses rajonale ishte e gatshme që nga 1 prilli 2014. Lista dërgohet nga trajnerët rajonal në FFK.
Ndeshjet ndërmjet rajoneve
Ndeshjet miqësore ndërmjet rajoneve kanë filluar nga muaji prill-qershor 2014. Këto ndeshje janë pa pikë dhe nuk luhen në formë lige, por janë të aspektit miqësor e edukativ. Çdo përfaqësuese regjionale duhet të ketë të paktën 1-2 ndeshje në muaj deri në tubimin e 06-09 korrikut 2014
KAMPINGU EDUKATIV NACIONAL 6-9 KORRIK 2014
Kampingu Edukativ Nacional i Elitës U-15 do të mbahet nga data 6 deri më 9 korrik në Prishtinë. Pjesëmarrës do të jenë 7 rajonet e Kosovës. Prishtina do të ketë ekipin e 8, duke u bazuar se është rajoni më i madh në Kosovë. Në kamping do të mbahet edhe seminari i trajnerëve të Superligës dhe Ligës së parë, fizeoterapeutëve të Superligës dhe seminari i gjyqtarëve.
• Peja
• Prishtina 1
• Prishtina 2
• Prizreni
• Gjakova
• Gjilani
• Mitrovica
• Ferizaj
MUNDËSI PËR LOJTARË NGA DIASPORA
Këtë vit në kamping do të kenë mundësi që edhe bashkatdhetarët tanë nga diaspora të jenë pjesë e këtij kampingu nacional. Regjistrimi nga diaspora duhet të bëhet drejt në faqen zyrtare të FFK-së www.ffk-kosova.com në rubrikën Kampingu Edukativ Nacional U15 -regjistrimi nga diaspora apo kontaktit drejt me trajnerët e përfaqësueses U-15 Gazmend Haliti dhe Isa Sadriu( tel ne FFK 038 226 223)
Numri i lojtarëve nga diaspora është i caktuar në 40 lojtarë të cilët më pastaj do të jenë të shpërndarë në të gjitha 8 ekipet nga rajonet e Kosovës.
Data e fundit e dërgimit të informatave është 5 Korrik 2014 në ora 12:00
Lojtarët duhet të jenë në moshën 15 vjeçare (gjatë tërë vitit 2014) dhe ku prindërit duhet të jenë me origjinë nga Kosova.
Lojtarët e diasporës do të përzgjidhen nga trajnerët e U-15 më së largu deri me 5 korrik 2014
VENDOSJA NË QENDRËN E STUDENTËVE – PRISHTINË
Vendosja nga data 06- 09 korrik do të jetë në qendrën e studentëve në Prishtinë. Të gjitha ekipet duhet të lajmërohen në qendrën për informim (drejtoria e qendrës së studentëve) prej orës 20.00-22.00 me datën 6 korrik 2014.
Të ftuar do të jenë 8 ekipet e rajoneve me nga 18 lojtarë dhe 2 trajnerë si dhe 40 lojtarët e diasporës të cilët janë të përzgjedhur nga trajnerët e përfaqësueses U-15.
TRANSPORTI DHE USHQIMI
Transporti dhe ushqimi do të jenë të organizuara si vitin e kaluar. Ushqimi do jetë në qendër të studentëve, ndërsa transporti do të bëhet në mënyrë të organizuar, sipas programit të transportit me autobus.
NDESHJET NË KASTRIOT NË STADIUMIN E KEK-ut
Të gjitha ndeshjet e datës 6-9 korrik do të zhvillohen në stadiumin e KEK-ut në fushën A dhe B ku fushat e futbollit në KEK janë ndër fushat më të mira në Kosovë e cilat garantojnë kualitet sportiv të mirë.
Të gjitha ndeshjet do janë në mëngjes nga ora 09.00-11.00 dhe pasdite nga ora 17.00-20.00
TRAJNERËT E RAJONEVE DHE PËRFAQËSUESEVE – TAKIME PUNE 19.30 më datën 06 korrik
Më qëllim të përgatitjes sa më të mirë, ne ftojmë të gjithë trajnerët e rajoneve, gjyqtarët, instruktorët, fizeoterapeutët, trajnerët e përfaqësueseve, në takim pune nga ora 21:00 -21:30 dhe të lajmërohen në qendrën për informim tek drejtoria e konviktit.
Takimi është obligativ për gjithë liderët dhe temat e diskutimit do të jenë:
• Informim praktik në lidhje me kampingun edukativ nacional U-15
• Seleksionimi i lojtarëve
• Futbolli i grupmoshave në Evropë
Ligjërues do të jenë Albert Bunjaki, Ajet Shosholli dhe Muharrem Sahiti
FINALJA E 9 KORRIKUT, 10.00-11-30 në stadiumin e kryeqytetit Prishtinë
Pas seleksionimit 1 vjeçar, me datën 09 korrik do të jenë ndeshjet ALL STAR- Finalja në ora 10.00-11.30. Nëe finale do jenë 36 lojtarë të seleksionuar nga trajnerët e përfaqësueseve, të cilët ju dorëzohen trajnerve të perfaqsuses U- 15, Isa Sadria dhe Gazmend Haliti si përfaqësuesja e parë U-15.
HAPJA SOLEMNE E KAMPINGUT – 7 korrik 2014, ora 09:00 ne KEK
Hapja e kampingut do të jetë në stadiumin e KEK-ut duke filluar nga ora 09:00. Të ftuar do të jenë të gjitha ekipet e liderët si dhe mbarë opinioni i Kosovës. Menjëherë pas hapjes solemne nga FFK-ja dhe sponsori gjeneral i kampingut, fillon loja ndërmjet ekipeve rajonale sipas orarit.
EDUKIME GJATË KAMPINGUT
Si në vitin 2010-2013 ashtu edhe këtë vit në do të vazhdojmë edukimin e lojtarëve në aspektet teorike siç janë themelet e lojës në futboll, terminologji futbolli, lidership, ‘fair-play’ etj. Edukimet do të mbahen nga trajnerët e përfaqësueses U-15.
SELEKSIONIMI NGA TRAJNERËT E PERFAQËSUSEVE
Në seleksionimin e lojtarëve do të marrin pjesë të gjithë 15 trajnerët e përfaqësueseve të Kosovës.
Seleksionimi do të jetë nën mbikëqyrje të kryetarit të Shoqatës së trajnerëve, z Ajet Shosholli dhe përzgjedhësit i përfaqësueses A, z. Albert Bunjaki dhe do të bëhet me model seleksionimi (modeli suedez) dhe më përgjegjësi individuale të secilit trajner. Trajnerët e përfaqësueseve janë të obliguar të jenë pjesë e kampingut gjatë datës 6-09 korrik 2014
INFORMIM PËR MEDIA DHE PRINDËR TË LOJTARËVE
Informimi praktik do të bëhet nga zëdhënësi i FFK-së dhe në faqe zyrtare të FFK www.ffk-kosova.com.
FINANCIMI I PROJEKTI ”KAMPINGU NACIONAL EDUKATIV ELITA 2014”
Edhe këtë vit ashtu si edhe 4 vitet me herët projekti është përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe sportit .
Kjo është mënyra më e mirë dhe më e lehtë e ndikimit pozitiv dhe edukimit sportiv të të rinjve tanë por edhe profesionalizim drejt krijimit të një përfaqësuese të grupmoshave të reja në Kosovë.
SPONZORËT E KAMPINGUT
Me qëllim të falënderimit dhe respektit të të gjithë atyre që ndihmuan dhe ndihmojnë këtë projekt nacional në Kosovë, në faqen zyrtare të FFK-së dhe në stadiumin e KEK-ut do të kemi pllakatë e pano me të gjithë sponsorët dhe bashkëpunëtorët tanë!
TË FTUAR NË KAMPING DO TË JENË ;
• 144 lojtarë nga 7 regjionet e Kosovës
• 10-40 lojtarë nga diaspora
• 16 trajnerë të rajoneve (2 nga secili rajon)
• 15 trajnerët e përfaqësueseve të Kosovës
• 2 zyrtar nga FFK-ja dhe grupi punues i vitit 2014
• 12 gjyqtarë të rinj
• 4 instruktorë të gjyqtarëve nga FFK-ja
• 2 fizeoterapeutë
TRADITË PUNE
Është viti i pestë i projektit dhe se tani mundemi të themi Kampingu Edukativ Nacional U-15 është traditë e projekteve nga FFK, duke kuptuar qëllimin dhe rëndësinë e këtij projekti. Kampingu Edukativ Nacional ka për qëllim që të edukojë, zhvillojë grupmoshat e reja por edhe të krijojë një përfaqësuese të re të qëndrueshme, e cila shumë shpejt do të prezantojë shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
PROGRAMIN LOJËRAVE
Loja: 2 x 25 min.+ pushimi në mes të pjesëve 5 min/Finalja – 2 x 30 min.
07 korrik – E hënë
 
HAPJA E KAMPINGUT 09.00-09.30 në stadiumin e KEK-ut
09:30-10:30 Stadiumi i KEK-ut A (Prishtina 1-Prizreni )
10:30-11:30 Stadiumi i KEK-ut B (Prishtina 2-Mitrovica )
17.00-18-00 Stadiumi i KEKut A ( Peja-Gjilani)
18:00-19:00 Stadiumi i KEK-ut B ( Ferizaj-Gjakova)
19:00-20:00 Stadiumi i KEK-ut A ( Prishtina 1-Prishtina2)
08 korrik – E martë
08:30-09:30 Stadiumi B i KEK-ut A (Mitovica-Prizreni )
09:30-10:30 Stadiumi i KEK-ut B (Gjakova-Peja )
10:30-11:30 Stadioni KEKut A (Gjilani- Ferizaji)
16.00-17.00 Stadioni KEK-ut B (Prizreni- Prishtina 2)
17:00-18:00 Stadiumi i KEK-ut A (Gjilani-Gjakova)
18:00-19:00 Stadiumi i KEK-ut B (Prishtina 1 -Mitrovica-)
19:00-20:00 Stadiumi i KEKut A (Ferizaji-Peja)
09 korrik – E mërkurë
10:00-11:30 FINALJA “ALL STAR MATCH” n ë stadiumin e Prishtinës
PROGRAMI I USHQIMIT NË KAMP
Ushqimi është në qendër të studentëve dhe është obligativ për të gjithë lojtarët dhe liderët!
Me rëndësi te respektohet koha ne program!
07 Korrik e hënë
07:00-08:00 Mëngjesi
12:00-13:00 Dreka
15:00-15:30 Drekë e lehtë
20:00-21:00 Darka
08 Korrik, e martë
07:00-08:00 Mëngjesi
12:00-13:00 Dreka
15:00-15:30 Drekë e lehtë
20:00-21:00 Darka
09 Korrik, e mërkurë
07:00-08:00 Mëngjesi
Shkarko dokumentin