ffk-llogofinKomisioni për ankesa – shkalla e dytë në përberje ; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtar  në mbledhjen e mbajtur me datë 26.06.2014 , shqyrtoi ankesën e klubit të futsallit “ LIBURNI “  nga Gjakova të datës  25.06.2014, në aktivizimin e lojtarit ALIL OSMANI  për klubin e futsallit  FC “ Besa “ nga Peja  në ndeshjen  zyrtare të Play-ofit për Kupën e Kosovës në futsall ; Besa – Liburni e zhvilluar në Pejë, dhe për të njejtën duke iu referuar provave të ofruara  konform Dispozitave të  akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosovës sjelli këtë ;
 
                                   V  E  N  D  I  M
Refuzohet ankesa e klubit të futsallit “ Liburni “ nga Gjakova datë 25.06.2014  si e pabazuar
 
                                A  r  s  y  e  t  i  m
 
Komisioni për ankesa  në rastin e shqyrtimit të ankesës së klubit të futsallit  “ Liburni “ nga Gjakova në aktivizimin e lojtarit Alil Osmani për për klubin e futsallit  FC “ Besa “ nga Peja  për bazë kishte lëndën dhe për të njejtën  konstatoi së lojtari i kontestuar është regjistruar në formë të rregullt në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 957 dhe  në përputhje me  Rregulloret mbi transferin dhe levizjen e lojtarëve bazuar në ÇERTIFIKATEN  NDËRKOMBËTARE )  ITC të lëshuar nga Federata Maqedane e Futbollit me datë  06.05.2014 , kurse FFK-ja të njetën e ka pranuar më datë 07.05.2014. Regjistrimi i lojtarëve  nga njera në tjetrën federatë bëhët ekskluzivisht përmes Çertifikatave ndërkom,bëtare , dokumen valid dhe i pranueshem ndërkombëtarisht për Federatat e futbollit.
 
Këshill Juridike
 
Pala e pakanëqur në këtë vendim nuk ka të drejtë ankese, por i lejohët parashtrimi i kërkesës për mbrojtje të akteve normative drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në afatin e përcaktuar kohor prej 15 ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi.
 
 
Prishtinë, 26.06.2014                                               Kryetari ;  AFRIM  PREKAZI d.v.