kamp20142 kamp20143 kamp20144 kamp20145 Sot më 9 korrik në stadiumin e kryeqytetit me ndeshjen finale u përmbyll Kampi Edukativ Nacional për grup-moshën U-15, që është kampi i pestë me radhë dhe ky është vit jubilar që FFK-ja organizon një kamp të përmasave të tilla. Në këtë kamp morën pjesë 144 futbollistë nga 7 rajone të Kosovës. Pas tri ditësh punë, lojëra dhe edukim të futbollistëve të rinj nën mbikëqyrjen e kryetarit të shoqatës së trajnerëve, z. Ajet Shosholli, përzgjedhësit të përfaqësueses “A” të Kosovës z. Albert Bunjaki, ndihmësve të tij Muharrem Sahiti dhe Ahmet Beselica si dhe trajnerëve të rajoneve të futbollit të Kosovës u bë edhe përzgjedhja e 36 futbollistëve më të mirë për pjesën finale, nga të cilët pastaj përzgjedhësit e Përfaqësueses U-15 do të përzgjedhin 22 futbollistë që mendohet në të ardhmen të jenë bërthama e përfaqësueses “A”. U zhvillua edhe ndeshja finale ku 36 futbollistët e ndarë në dy ekipe Kaltër dhe Verdhë treguan një lojë cilësore korrekte dhe në frymë sportive e ku më të mirë ishin ekipi i “Kaltër” pasi fituan me rezultat 2:0. Duhet theksuar se në këtë viti jubilar ekipeve apo futbollistëve finalist fanellat iu lanë në pronësi të tyre dhuratë nga futbollisti ynë i mirënjohur Emir Bajrami. Vet përzgjedhësi Albert Bunajki është shprehur i kënaqur me këtë kamp. “ Gjatë këtyre ditëve pamë cilësi të këtyre të rinjve dhe qëllimi i gjithë kësaj pune është formimi i bërthamës së përfaqësueses ‘A’. Përzgjedhja e këtyre djemve është bërë në 4 faza. Së pari janë përzgjedhur nga klubet, pastaj nga përzgjedhësi i rajonit, tash nga shtabi teknik dhe trajnerët nga 7 rajonet dhe kjo listë prej 36 futbollistëve do t’u dorëzohet përzgjedhësve të përfaqësueses U-15 dhe ata do të përzgjedhin 22 futbollistë që do të përbëjnë këtë përfaqësuese. Jam shumë i kënaqur me angazhimin dhe disiplinën e të gjithëve dhe mendoj se kjo traditë e kampeve duhet të vazhdohet dhe unë shpresoj se FFK-ja do të ndihmojë në përparimin e futbollit të të rinjve”, ka theksuar Bunjaki.
Ndeshja finale
Ekipi “Kaltër”-Ekipi “Verdhë” 2:0(1:0)
Stadiumi i qytetit Prishtinë.
Shikues: 1000
Gjyqtarë: Xhelal Sejdiu, Qëndrim Vata, Hysen Rrahmani, kontrollor Afrim Haliti.
Shënues: Leutrim Kryeziu(11’ e 40’) për ekipi Kaltër.
Ekipi i Kaltër: F. Ademi, R, Bytyqi, K. Dubova, R. Gërbeshi, D. Govori, L. Kryeziu, K. Selmani, L. Bilalli, D. Prenkpalaj, R. Hoti, G. Murati, Y. Mazrekaj, A. Kryeziu, B. Osmani, N. Berisha, D. Gjokaj, E. Selimi dhe B. Tolaj.
Trajnerë: Skender Konjuhi, Mehmet kurda, Sadullah Ajet dhe Shaqir Ibrahimi.
Ekipi i Verdhë: A. Miftari. R. Vitia, E. Sylejmani, B. Kastrati, A. Avdullahu, D. Ymeri, Rr. Nimani, Z. Gavazaj, A. Vaha, A. Delija, R. Rifati, F. Susuri, V. Sejdiu, E. Osmani, G. Tunaj, Rr. Huruglica, B. Thaqi dhe A. Berisha.
Trajnerë:Genc Tamniku, Besnik Syla dhe Bashkim Radogoshi.
kamp20141
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
kamp2014
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
kamp20147