Pamje nga konfernca raiffeisenSot më 17 korrik, në ambientet e hotel “Emerald” është nënshkruar kontrata për vazhdimin e bashkëpunimit, ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Raiffeisen Bank (RFB). Në fjalën e tij, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, theksoi se Raiffeisen Bank është partneri më besnik i FFK-ë, gjë që me ndihmën e saj FFK-ja ka arritur të funksionojë në mënyrë normale dhe ka arritur synimet e saj. Nga mbështetja e RFB kanë përfituar klubet e futbollit, të cilave iu ka hequr një barrë e madhe shpenzimeve financiare. Po ashtu mbështetja nga RFB ka bërë që FFK-ja të arrijë suksese në arenën ndërkombëtare. Mendoj se për këto vite kemi ndërtuar një besim të ndërsjellë dhe korrekt të bashkëpunimit dhe shpresoj se kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Për këto shtatë vite FFK-ja ka përfituar 530 mijë euro, duke na mundësuar të gjithëve neve lehtësi në kryerjen e detyrave dhe obligimeve tona. Nga ana e tij drejtori i RFB z. Robert Wright, në falën e tij është shprehur: ”Është gjithmonë kënaqësi e veçantë e bankës Raiffeisen të shpallë përkushtimin e saj të vazhdueshëm për Federatën e Futbollit të Kosovës. Ky është viti i shtatë i përkrahjes për futbollin e Kosovës dhe viti i shtatë i bashkëpunimit të shkëlqyer me FFK-në. Që nga fillimi i operimit tonë në Kosovës para 11 viteve ne vazhdimisht kemi investuar në projekte të ndryshme në sport, kulturë, edukim, mirëqenie sociale dhe shëndetësi. Janë shumë aktivitete që nuk mund t’i përmendim në detaje por fokusi i jonë ka qenë sporti në Kosovës dhe përkushtimi i jonë ka qenë përkrahja e FFK-së. Viti i fundit ka qenë vit që mbahet mend pasi që Kosova ka luajtur për herë të parë lojë ndërkombëtare miqësore në mars, pasi që FIFA i ka lejuar një gjë të tillë. Një ndër synimet tona me këtë sponsorizim ka qenë përkrahja e FFK-së për arritjen e ndërkombëtarizimit dhe jemi të lumtur që kjo është arritur. Dëshiroj, të përgëzoj kryetarin Vokrri dhe sekretarin e përgjithshëm z. Salihu dhe gjithë të tjerët në FFK për këtë arritje të mrekullueshme. Normal ka edhe shumë gjëra që duhet t’i bëjmë dhe ne në Raiffeisen bank jemi të përkushtuar që të ndihmojmë Federatën që të arrijë synimet edhe në vitet në vazhdim”.
Momenti nënshkrimit të kontratës raiffeisen