Çast nga Takimi Vokrri-MinxhoziSot më 24 korrik, kryetari i Federatës ë Futbollit të Kosovës (FFK) z. Fadil Vokrri, priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z. Qemal Minxhozi. Në këtë takim kryetari Vokrri e njohu ambasadorin Minxhozi, për zhvillimin dhe të arriturat në futbollin e Kosovës në veçanti për përpjekjet e vazhdueshme që Kosova të bëhet sa më parë pjesë e mekanizmave dhe arenës ndërkombëtare. Në këtë drejtim të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdojë të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi ndërmjet dy federatave në të gjitha segmentet. Ambasadori Minxhozi duke falënderuar kryetarin Vokrri për këtë mikpritje, premtoi se Federata Shqiptare e Futbollit dhe vet shteti shqiptar do të jenë gjithmonë krah i fortë për FFK-në. Në këtë takim u hodh ideja, që në Prishtinë të organizohet një turne i futbollit të grup-moshave të reja U-13-15 vjeçar e ku do të përfshiheshin të rinjtë nga shtetet e rajonit. Të dy bashkëbiseduesit u morën vesh që kjo ide të diskutohet me qeveritë e të dyja vendeve si dhe me federatat në mënyrë që sa më shpejt kjo ide të bëhet realitet dhe që ky turne pastaj të shndërrohet në tradicional i përvitshëm.
Pamje nga takimi Vokrri-Minxhozi