ffk-llogofinPas disa shkrimeve nëpër gazeta serbe dhe nëpër disa portale në Kosovë për takimin e kryetari të FFK-së z. Fadil Vokrri dhe nënkryetari të KF”Partizani” nga Beogradi, Branko Ruzhic e shohim të nevojshëm të sqarojmë opinionin për këtë takim në mënyrë të drejt, për t’i ikur çdo lloj manipulimi.
Takimi ndërmjet kryetari Vokrri dhe nënkryetari të KF”Partizan” është zhvilluar në restorant “Collections” në Prishtinë, ku të dy bashkëbiseduesit kanë folur për rrjedhat e futbollit të Kosovës.
Z. Ruzhic është zyrtari parë i një klubi me nam nga Serbia që ka pranuar autoritetin e FFK-së dhe i cili u ka bërë thirrje klubeve të futbollit nga Graçanica dhe Ranillugu, që t’i bashkëngjiten sistemit garues në Federatën e Futbollit të Kosovës.