Foto-1 (7)Sot më 29 korrik, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, me bashkëpunëtorë, nënkryetarin Agim Ademi, sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu, përzgjedhësin Albert Bunjaki e ndihmësin Muharrem Sahiti, në zyrën e tij ka pritur futbollistin shqiptar Shkodran Mustafi, anëtar i Kombëtares gjermane që fitoi kampionatin botëror “Brazili 2014”. Kryetari Vokrri duke i uruar mirëseardhje ka falënderuar z. Mustafi për këtë vizitë në FFK. “ Na keni bërë që të ndjehemi krenar të gjithëve dhe dashtë zoti ta kesh shëndetin dhe të kesh e të përjetosh edhe suksese tjera në rrugën e juaj prej futbollisti. Ju dhe të tjerët në Brazil keni përfaqësuar kombin shqiptarë në mënyrën më të mirë të mundshme. Rruga e një futbollisti në karrierën e tij përveç që të dhuron kënaqësi, nuk është edhe aq e lehtë sepse kërkon punë e angazhim të pashoq”, ka theksuar Vokrri. Pastaj kryetari Vokrri e njohu futbollistin për futbollin e Kosovës, synimet dhe përpjekjet në ndërkombëtarizimin e tij. Nga ana e tij z. Mustafi ka falënderuar kryetarin Vokrri për këtë pritje duke u shprehur se është ndjerë jashtëzakonisht i emocionuar për respektin që i kanë bërë shqiptarët kudo, ndaj edhe këto suksese ka thënë ai janë për ta që më ndihmuan dhe më përkrahën gjatë gjithë kësaj kohe. Do të japë maksimumin që të arrijë edhe më shumë suksese në futboll që do të krenoheshin të gjithë me shpresën që do të ketë edhe të tjerë si unë. Do të mundohem me kapacitetet e mija që të jap kontributin tim për futbollin e Kosovës, ka theksuar Mustafi.
Foto-3 (2)
Foto-2 (5)