kupadigitalbSot më 4 gusht në lokalet e FFK-së është nënshkruar kontrata për të drejtat televizive për Raiffeisen Supeligën e Kosovës për kampionatin 2014/2015, me mundësi vazhdimi edhe për një vit, ndërmjet FFK-së të cilën e përfaqëson, z. Fadil Vokrri, kryetar dhe z. Jonader Bejo përfaqësuese i platformës televizive DigitAlb. Sipas kësaj kontrate do të përfitojnë 11 klubet e Superligës, ku nga shuma prej 110 mijë eurove 50 përqind e saj do t’u shpërndahet klubeve në mënyrë të barabartë, ndërsa shuma tjetër do të ndahet për katër vendet e para sikur një vit më parë.