kosovanationalteamsenegalPas disa shkrimeve në media për një ndeshje miqësore më 7 shtator me përfaqësuesen e Omanit, për t’iu shmangur çfarëdo spekulimi, FFK-ja e sheh të arsyeshme të njoftojë opinionin me sa vijon: KE i FFK-së dhe kryetari Fadil Vokrri në vazhdimësi kanë qenë të angazhuar që në terminet e FIFA-s të gjejnë rival për të zhvilluar ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës. Kështu që, në këtë drejtim FFK-ja është në bisedime të avancuara me Federatën e Futbollit të Omanit për një ndeshje miqësore, por kjo ende nuk është definitive dhe besojmë se kjo do të skatësohet në ditët në vijim, përkatësisht në fillim të javës që vjen. Për të gjitha opinioni futbolldashës i Kosovës do të njihet me kohë.