Skuadra e Llamkos Kosovës e ka nisur me trofe edicionin e ri të garave. Pas titullit të kampionit, vushtrriasit, të dielën, i janë gëzuar edhe Superkupës, pasi e kanë mposhtur skuadrën fituese të Digitalb Kupës së Kosovës, Feronikelin. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë u mbyll me rezultat 2:0 në të mirë të djelmoshave të Ismet Munishit. Kjo sfidë nisi me mbi 20 minuta vonesë për shkak se të dyja skuadrat dolën në fushën e gjelbër me fanella pothuajse të njëjta.
Golin e parë për vushtrriasit e shënoi Labinot Osmani, në minutën e 19-të nga pika e bardhë, pasi paraprakisht u ndal në mënyrë të palejueshme brenda zonës nga Liridon Zariqi.
Pas pësimit të këtij goli futbollistët e Feronikelit u treguan më të mirë dhe krijuan disa raste të mira shënimi, por nuk arritën t’i barazojnë shifrat. Në anën tjetër vushtrriasit pak para përfundimit të ndeshjes shënuan edhe golin e dytë nëpërmjet Milot Rashicës (88’), duke e vulosur fitoren në këtë sfidë. Në fund kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri ia dorëzoi trofeun Labinot Osmanit, i cili e mbajti shiritin e kapitenit te Llamkos Kosova në pjesën e dytë.
Foto-5 (3)Foto-4 (5)Foto-7 (2)Foto-6 (2)Foto-3 (3)Foto-2 (6)Foto-1 (8)