Foto-2Sot më 15 gusht, në lokalet e kompanisë “Air Prishtina” u nënshkrua marrëveshja për vazhdimin bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe “Air Prishtina”. Me këtë rast kryetari i FFK-së Fadil Vokrri, në emër të KE të FFK-së ka shprehur falënderimin për kompaninë “Air Prishtina” për mbështetjen që i ka dhënë FFK-së në një kohë tejet të vështirë për këto vite. Duke ju falënderuar ndihmës suaj u ka thënë Vokrri drejtuesve të Kompanisë, znj. Blerta Krasniqi, Lejla Ibrahimi Sallahu dhe drejtorit menaxhues Mesud Jusufi, FFK-ja ka mundur që një pjesë të rëndësishme të detyrave t’i kryejë në mënyrë më të mirë dhe të lehtë. Për FFK-në kompania “Air Prishtina” mbetet njëri prej partnerëve strategjik në punën dhe rrugëtimin e saj drejt arenës ndërkombëtare. Të gjitha këto suksese e të arritura kanë ardhur më lehtë me “Air Prishtina”, ndaj dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë edhe më shumë në të ardhmen. Nga ana e saj znj. Lejla Ibrahimi Sallahu nga CEO Air Prishtina AG me këtë rast është shprehur:  Jemi krenar që kemi mundësinë të vazhdojmë përkrahjen tash e 3 vite radhazi për FFK duke qenë të sigurt që puna e tyre do t’i arrije synimet e të gjithëve neve, që Kosova të prezantohet në arenat e futbollit ndërkombëtar. Ne falënderojmë kryetarin e FFK z. Fadil Vokrri për besimin e tij ndaj kompanisë tonë dhe i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme.