Foto-7 (2)Gjashtë ndeshjet e javës së parë të Raiffeisen Superligës kanë sjellë 21 gola dhe lojëra interesante për tifozët. Më së shumti gola u shënuan në Skënderaj, ku Hajvalia e mposhti Feronikelin 5:2.
Fillim Gurazio (23’), Genc Hamiti (45’), Enis Zabërgja (67’, 90’) dhe Semir Zeneli shënaun golat e kësaj fitoreje të skuadrës mysafire, teksa Isa Eminhaziri (63’) dhe Behar Maliqi (80’) shënuan golat e vendasve.
Në një ndeshje shumë të mirë të zhvilluar në Pejë, Besa dhe Trepҫa ’89 ndanë pikët me barazim 3:3. Mërgim Rexhaj (10’), Kastriot Rexha (30’) dhe Fatih Karahoda (67’) shënuan për pejanët, teksa golat e mitrovicasve u realizuan nga Argjend Mustafa (65’ dhe 85’) dhe Ibrahim Peci nga penalltia në fundin e takimit. Ndryshe, paraprakisht ’89-shi nuk arriti të realizojë dy penallti, teksa pejanët humbën një të tillë.
Skuadra e Vëllaznimit i është rikthyer Raiffeisen Superligës me fitore. Gjakovarët arritën të triumfojnë 2:1 kundër Drenicës në takimin që e zhvilluan në terren vendas. Mevlan Zeka ishte protagonisti i kësaj fitoreje për Vëllaznimin me dy golat e tij (30’ dhe 75’), teksa Kastriot Mehmeti realizoi një gol të vonshëm për mysafirët.
Në Mitrovicë, Trepҫa arriti të shënojë fitore minimale, por shumë të rëndësishmë në përballje me Ferizajn. Mitrovicasit triumfuan 1:0 falë një eurogoli të shënuar në minutën e 49-të nga Mërgim Përҫeli,  me një gjuajtje nga mbi 25 metra.