ffk-llogofinKomisari i garave të Raiffeisen Superligës,së Kosovës në futboll, më datën 19.08.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 1-rë  për Kampionatin 2014/15,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve  e 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këtë,
 
V  E  N  D  I  M
 
1/. Të regjistroi ndeshjet e javës së 1-rë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2014/15, me rezultatet e arritura në fushë-Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
2.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 1-rë të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë dhe në nje organizim kryesisht  të mirë dhe korrekte (përveç ndeshjes Llamkos Kosova-Drita, në të cilën ka patur dështime të pjesërishme në organizim, provokuar nga portieri i ekipit mysafir të KF “Dritës),  e dhënë kjo e vërtetuar edhe nga Raportet e zyrtarëve të ndeshjëve.
Komisari i garave  ka vlerësuar se shumica e ndeshjeve kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së. Megjithatë, për rregullësinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje,të ndëshkuarëve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve, Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
Inicim të  Procedures disciplinore ndaj:
1.Kryetrajnerit të “Feronikeli” Gani SEJDIU, me nr.licence 116, motivi: pas pranimit të golit dhe reagimit të lojtarëve të tij që vrapuan në drejtim të asistentit edhe ai i bashkangjitet lojtarëve duke kundërshtuar me ç’rast edhe tentojë të sulmoi  gjyqtarin anësor dhe atë të katërt,  në ndeshjën FERONIKELI-HAJVALIA,  Java e Parë e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Skenderaj,
2.Kryetrajnerit të “Hajvalia” Sunaj KEÇI, me nr.licence 175, motivi: sjellje të pahijshme (dhe fjalosje më shiquesit e ndeshjës, në çka ka reaguar Përfaqësuesi i ekipit vendas dhe Gjyqtari i katërt  që e kanë qetësuar situatën) në ndeshjën FERONIKELI-HAJVALIA, Java e Parë e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Skenderaj,
3.KF “Llamkos Kosova” nga Vushtrria për shkak të dështimit të pjesërishëm në organizim, edhepse pas një provokimi nga Portieri i ekipit mysafir( pasojë ë kësaj është thyerja e xhamit në xhveshtoret e terrenit në Vushtrri nga veprimi i pamatur i shiquesëve ) në ndeshjën Llamkos Kosova-Drita, e zhvilluar në Vushtrri,
4.Portierit të KF “Drita” Muhamet HURUGLICA, me nr.licence 1 dhe libreze 10011, motivi: sjellje e pahijshme ndaj publikut (ngritje e grushtit dhe dorës në formë jo të lejuar),në minutën 39 të rrjedhës së ndeshjës Llamkos Kosova-Drita, Java e 1-rë e Raiffeisen Superligës së Kosovës zhvilluar në Vushtrri,
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa) sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së,dt. 19.8.2014 Ekspedimi me Buletin zyrtar nr. 1.-dt.19.08.2014