Foto-1 (9)Sot më 21 gusht në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë u mbajt një konferencë me media, në prag të ndeshjes miqësore ndërkombëtare ndërmjet përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Omanit. Fillimisht mediat në emër të FFK-së i përshëndeti sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, i cili me këtë rast u shpreh se FFK-ja tashmë është bërë pjesë e arenës ndërkombëtare dhe kjo ndeshje është në radhën e ndeshjeve miqësore që do ta zhvillojë Kosova me përfaqësuesen e Omanit në terminet e caktuara nga FIFA. Kemi vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prishtinë dhe për këtë kemi biseduar me drejtuesit e Komunës së Prishtinës, të ministrisë dhe faktorëve tjerë në mënyrë që të bëhen përgatitjet sa më të mira për ketë ndeshje jo vetëm në aspektin organizativ por edhe në aspektin përmirësimit të infrastrukturës së vet stadiumit dhe kemi marrë premtimi se do të punohet në këtë drejtim. Kjo na bën më të lehtë punën e të gjithëve dhe besoj se edhe qasjen e mediave. Kështu ndeshja do të zhvillohet më 7 shtator në orën 16.00 në stadiumin e qytetit në Prishtinë. FFK-ja këto ditë ka një aktivitet të shtuar dhe së këndejmi kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri do të ketë një vizitë në Federatën gjermane të futbollit dhe është mysafirë special me rastin e kremtimit të ditëlindjes së 70-të të nënkryetari të DFB z.Rainer Milkoreit, që do t’ia organizojë federata gjermane. Po ashtu unë do të kem takime me FSHF për të biseduar për vazhdimin e licencimin e trajnerëve si domosdoshmëri në ngritjen profesionale të tyre, ka theksuar Salihu. Në vazhdim foli Agron Selimi nga kompania ‘AS event’ si organizatore e ndeshjes, duke thënë se sikur edhe në ndeshjet tjera do të kemi një organizim të mirëfilltë dhe çdo herë do të përpiqemi që ta bëjmë mirë e më mirë për të gjithë. Në këtë ndeshje do të ketë befasi të ndryshme dhe ne besojmë se adhuruesit e futbollit në Kosovë do të ndahen të kënaqur. Ndërkaq në emër të kompanisë “Orange”, e cila ka marrë përsipër disa evnete gjatë kësaj ndeshjeje ka folur z. Luan Maloku, i cili theksoi se do të kemi para ndeshjes disa aktivitete në sheshin “Nëna Terezë” si dhe “NEW BORN”, që besoj se futbolldashësit do të kënaqën para ndeshjes. Për rrjedhën e përgatitjeve sa i përket dërgimit të ftesave për futbollistë dhe çështjet organizative foli z. Artan Govori përgjegjës për marrëdhënie me jashtë dhe për ekipet përfaqësuese, i cili njoftoi gazetarët dhe përgatitjet po rrjedhin me dinamikën e paraparë.