hajvalia-llamkosis10prillSot janë zhvilluar tri ndeshje të javës së 2-të në Raiffeisen Superligë. Skuadra kampione në fuqi, Llamkos Kosova pas humbjes në shtëpi kundër Dritës, ka arritur të nxjerrë një pikë si mysafire në duel me Hajvalinë në Kizhnicë, duke e mbyllur sfidën me rezultat 1:1.
Ndërkohë, Feronikeli dhe Drenica iu gëzuan fitoreve të para. Skuadra nga Drenasi e mposhti Istogun si mysafire, me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Elhami Berisha, derisa Drenica u tregua më e mirë se Trepça, me shifrat 2:0. Golat për skuadrën nga Skenderaj i realizuan Kreshnik Lushtaku, në minutën e 66-të dhe Labinot Osmani, në minutën e 90-të.
 
Raiffeisen Superliga
Hajvalia – Llamkos Kosova
Drenica-Trepça   2:0
Istogu-Feronikeli
 
 
Liga e Parë
KEK-u – Dukagjini 2:1
Ulpiana – Gjilani 0:3
Ballkani – Fushë Kosova 1:2
2 Korriku – Lepenci 3:1
Flamurtari – Llapi 0:0
R. Sadiku – Liria 1:2
 
 
Superliga – Juniorët
Vëllaznimi – Besa 3:0
Kosova V – Llapi 5:1
Rilindja – Ferizaj 0:2